Bota

E izoluar nga COVID-19, Greqia jep 800 euro asistencë për të gjithë personat e shkëputur nga puna, anulon dhuratën e Pas

19 Mars 2020, 13:16 Nga DOSJA
E izoluar nga COVID-19, Greqia jep 800 euro asistencë për të

GREQI– Qeveria greke ditën e sotme pasi në gjithë territorin janë  mbyllur bizneset dhe shumica e njerëzve janë shkëputur nga puna, ka njoftuar se do të japë 800 euro asistencë për të gjithë ata qytetarë që kanë lënë punën si  shkak i përhapjes së  COVID-19.

Ndërkohë është mësuar se nuk do të jepet as dhurata e Pashkëve, si shkak i situatës që është krijuar nga koronavirusi.

Nga ana tjetër autoritetet vendase kanë marra masa të forta për menaxhimin e situatës së  krijuar nga përhapja e këtij virusi vdekjeprurës.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll