Bota

“Shpirti ulërin dhimbje”, Pamje dramatike, kamionët në Itali nuk gjejnë dot vend për të djegur kufomat

19 Mars 2020, 10:54 Nga DOSJA
“Shpirti ulërin dhimbje”, Pamje dramatike, kamionët

BERGAMO– Shifrat e larta të viktimave në Itali si shkak i koronavirusit kanë krijuar probleme edhe për diegien e kufomave.

Mbrëmjen e djeshme në mediat e huaja është raportuar se në qytetin e Bergamos një rresht i  gjatë i automjeteve ushtarake ecën përgjatë rrugëve të Bergamos duke transportuar arkivolat e viktimave të koronavirusit jashtë qytetit, të cilët nuk kanë mundur të gjejnë më vend për t’i djegur pasi numri ka qenë me  të vërtetë shumë i lartë.

Ndërkohë Bergamo mbetet provinca më e prekur në vend deri më tani dhe shërbimet e funeraleve kanë hasur probleme.Kryetari i bashkisë Giorgio Gori, përmes një letre ka falënderuar qytetarët e parë që ranë dakord që trupat  e pajetë të digjen.

“Unë ju kontaktoj në këtë situatë të një krize serioze shëndetësore të shkaktuar nga Covid-19 që ne po e përjetojmë të gjithë dhe në veçanti qytetin tim Bergamo dhe provincën e tij. Siç e dini, zona jonë është prekur veçanërisht. Fatkeqësisht, vdekjet janë të shumta dhe varrezat tona janë tejmbushur.  Shumica e familjeve kanë zgjedhur praktikën djegies së trupit të të ndjerit të tyre, si rezultat i kësaj zgjedhje, ky Administrim Komunal dhe ndërmarrja koncesionare po ndihmojnë në këtë situatë të vështirë. Bashkëpunimi dhe afërsia juaj është për t’u vlerësuar.”- ka përfunduar ai.

Por nga ana tjetër pamjet dramatike ku shihen automjetet ushtarake që num gjejnë vend ku të diegin kufomat ka shkaktuar dhimbje të mëdha në rrjet.

 “Kamionët e ushtrisë që nxjerrin kufomat nga Bergamo është një nga fotot më të trishtuara në historinë e vendit tonë. Ne jemi italianë dhe është në momente si këto që nxjerrim më të mirën nga ne. Do të dalim dhe do ta bëjmë edhe për ta . Të gjithë së bashku.”-ka shkruar Horace, një përdorues i Twitter.

Sonte shpirti ulërin dhimbje. Është një fotografi lufte.”-ka shkruar një tjetër.

Ndërkohë me  këtë  situatë tragjike qeveria italiane ka deklaruar se për të shmangur sa mëm shumë virusin duhet që shtetrrethimi të zgjasë deri në  fillim të muajit prill.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: ilgiorno.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni bergamo koronavirusi ne itali bergamo koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 21:12

E thotë shkenca: Bakri vret koronavirusin

EGJIPT- Në Egjipt u quajt “ankh”, simboli për jetën e përjetshme. Këto civilizime të lashta i referoheshin bakrit, një material që kulturat në të gjithë globin ...