Bota

Kina fiton “luftën”, zero raste të reja me COVID-19 brenda vendit

19 Mars 2020, 12:33 Nga DOSJA
Kina fiton “luftën”, zero raste të reja me COVID-19 brenda

KINË– Për herë të parë që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit, Kina nuk ka raportuar transmetime të reja brenda vendit të Covid-19, një lajm i rëndësishëm në luftën kundër pandemisë.

Komisioni kombëtar i shëndetësisë së Kinës tha ditën e sotme se kishte 34 raste të reja, por të gjitha ishin ardhjet e fundit jashtë shtetit. Në Hubei, provinca kineze ku filloi shpërthimi, nuk pati raste të reja të çfarëdo lloji gjatë ditës së mërkurë.

Të mërkurën zyrtarë në qytetin Wuhan të Hubei, ku shpërtheu pandemia në fund të vitit të kaluar, ka hequr masat e marra duke lejuar që njerëzit të lëvizin pa problem nga shtëpitë e tyre për të kryer “aktivitete personale” individuale apo në  grupe.

Në zonat që kanë qenë pa infeksione për shtatë ditë rresht, banorët mund të dalin lirshëm për sa kohë që nuk mblidhen në grup. Zyrtarët thanë që 5.600 zona banimi, ose 78% e zonave të banuara në qytet nuk kanë më raste të pacientëve me virus.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota covid-19 koronavirusi në kinë zero rastet te reja ne kine covid-19 koronavirusi në kinë zero rastet te reja ne kine

Sondazh

Poll