Bota

Merkel: Sfida më e madhe që pas Luftës së II Botërore

19 Mars 2020, 12:47 Nga DOSJA
Merkel: Sfida më e madhe që pas Luftës së II Botërore

GJERMANI- Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel iu drejtua përmes një fjalimi televiziv qytetareve dhe qytetarëve të Gjermanisë me apelin të respektojnë masat për parandalimin e përhapjes së epidemisë. Merkel e quajti luftimin e virusit të ri Corona si një detyrë me përmasa historike.

Ajo i bëri thirrje arsyes së qytetarëve që të jenë të disiplinuar. Gjendja është serioze, tha Merkel. Ajo tha, se e di sa e vështirë është të mbyllësh hapësirat e aktiviteteve, shkollat, kopshtet e fëmijëve dhe sheshet e lojërave. „Janë kufizime, si nuk ka pasur asnjëherë tjetër në Republikën Federale.” Megjithatë duhet të ndiqen rregulloret, theksoi Merkel. “Ju bëj thirrje juve: përmbajuni rregullave, që do të jenë në fuqi së shpejti.

Ne si qeveri vazhdimisht do të shqyrtojmë, se çfarë mund të korrigjohet sërish, por edhe se çfarë është e nevojshme.” Që pas Luftës së Dytë Botërore nuk ka pasur ndonjë sfidë të ngjashme.

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kancelarja e gjermanisë angela merkel koronavirusi ne gjermani sfida më e madhe kancelarja e gjermanisë angela merkel koronavirusi ne gjermani sfida më e madhe

Sondazh

Poll