Bota

Meksika konfirmon viktimën e parë nga koronavirusi, presidenti nuk shqetësohet, fotografohet duke puthur një vajzë të re

19 Mars 2020, 11:26 Nga DOSJA
Meksika konfirmon viktimën e parë nga koronavirusi, presidenti nuk

MEKSIKË– Në një deklaratë mbrëmjen e së mërkurës  Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar edhe vdekjen e parë në Meksikë nga koronavirusi.

Të hënën, qeveria meksikane kishte njoftuar se kishte 53 raste të konfirmuara dhe 176 raste të dyshuara të koronavirusit në vend.

“Ky është realiteti dhe këto janë të dhënat,” tha Presidenti Meksikan Andres Manuel Lopez Obrador.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë, është mësuar se i ndjeri ishte një pacient që vuante nga diabeti, i cili kishte simptoma të koronavirusit prej një jave.

E ndryshe nga çdo vend tjetër që është prekur nga koronavirusi, në Meksikë duket se Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador, nuk shqetësohet shumë për gjendjen në vend, pasi ai është fotografuar duke puthur dhe përqafuar njerëzit në Pueblos, Guerrero.

Në rrjet ka qarkulluar një fotografi ku shihet se presidenti po puthte një vajzë të re, ku përmes kësaj fotoje po i bëhet presion Andres Manuel Lopez, që të bëjë testin për koronavirus, por qeveria ka refuzuar duke theksuar se nu ka ‘logjikë shkencore’.

Ndërkohë sjellja e presidentit ka nxitur debat  dhe është kritikuar për mos bërjen e testit, sepse ai udhëton  në vende të varëfra dhe mund të jetë infektuar nga COVID-19.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi: aa.com.tr

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andres manuel lopez obrador meksike andres manuel lopez obrador meksike

Sondazh

Poll