Bota

Koronavirusi në Kosovë, komuna e Prishtinës ofron ushqim falas për njerëzit në nevojë

19 Mars 2020, 13:03 Nga DOSJA
Koronavirusi në Kosovë, komuna e Prishtinës ofron ushqim falas

PRISHTINË– Qeveria e Kosovës po përballet me gjendjen emergjente që është krijuar në vend që pas përhapjes së koronavirusit në vend.

Teksa paraditen e sotme  në mediat kosovare qarkulluan  disa foto nga fshati Xërxe ku dhjetëra qytetarë kishin krijuar radhë të gjata para fabrikës së miellit, një ndër produktet më të kërkuar për momentin, ndërsa probleme janë hasur edhe në komunën e Vitsë për pajisje mbrojtëse si doreza dhe maska, komuna e Kosovës  ka  njoftuar se po shpërndan ushqim të ngrohtë falas.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në  Facebook, komuna  e Prishtinës ka njoftuar se po ofrohet ushqim i ngrohtë falas për të gjithë personat në nevojë në këtë periudhë masash kufizuese për qytetarët për shkak të pandemisë së COVID-19.

Gjithashtu është shpjeguar se janë dy pika ku ofrohet ushqim i ngrohtë falas, përkatësisht në Tophane dhe Aktash. Shërbimi fillon që prej mesditës së të enjtes, ku do të jepet njëë pjatë gjellë, sallatë dhe bukë.

Ndërkohë komuna thotë se në këto ditë do të dyfishohet shërbimi falas për banorët, ndërsa garanton edhe masat higjienike.

“SHPËRNDARJA E SHUJTAVE TË NGROHTA USHQIMORE FILLON PREJ SOT NË ORA 12:00. Prej sot e rifillojmë shpërndarjen e shujtave të ngrohta për gjithë ata që kanë nevojë. Ushqimin do e shpërndajmë në dy pika. Në ora 12:00. Në Tophane dhe Aktash. Shikoni fotografitë për ta kuptuar më mirë lokacionin.Gjellë, sallatë, pemë dhe bukë do ketë dyfish më shumë sesa zakonisht për gjithë ata që kanë nevojë. Ushqimin vetëm mund ta marrin me veti. Ne e kemi blerë një numër të madh të pajisjeve plastike përmes së cilave mund të bartet ushqimi, mirëpo i inkurajojmë të gjithë që të marrin pajisje me vete. Jemi kujdesur që të gjithë ambientin ku do shpërndahet ushqimi ta kemi të dezinfektuar dhe brenda një niveli të lartë higjienik. Njëkohësisht, bëjmë thirrje që të gjithe përfituesit e shujtës se gjatë procesit të marrjes së ushqimit të mbajnë distancë në mes tyre gjatë pritjes në rend. Ju lutem shpërndane këtë postim tek ata që mendoni se kanë nevojë për një shujtë të ngrohtë.”-është shkruar në njoftimin zyrtyar.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll