Bota

Frikë për mungesë mielli, rradhë të gjata qytetarësh pranë fabrikës në Xërxë në Kosovë

19 Mars 2020, 10:34 Nga DOSJA
Frikë për mungesë mielli, rradhë të gjata

XËRXË– Koronavirusi ka trembur jashtëzakonisht shumë edhe kosovarët pavarësisht  se morën  masa paraprake, duket se rritja e numrit të të  infektuarëve ka ngajllur panik.

Mëngjesin e sotëm dhjetëra njerëz kanë krijuar rradhë të gjata pranë pranë fabrikës së miellit për të blerë miell në këtë kohë emergjente që ka shkaktuar koronavirusi.

Në disa foto të  publikuara nga  Gazeta Express në  Kosovë se njerëzit duan të sigurojnë së pari miellin për bukë, ndërkohë që edhe në Komunën e Vitisë kryetari Sokol Haliti ka raportuar për mungesë furnizimesh duke deklaraur se qeveria është vonuar në marrjen e masave.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove xërxë koronavirusi ne kosove xërxë

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 21:12

E thotë shkenca: Bakri vret koronavirusin

EGJIPT- Në Egjipt u quajt “ankh”, simboli për jetën e përjetshme. Këto civilizime të lashta i referoheshin bakrit, një material që kulturat në të gjithë globin ...