Bota

Opozita në Kosovë paralajmëron se do të shpreh qëndrimin e saj, në krah të Kurtit apo Mustafës

19 Mars 2020, 11:16 Nga DOSJA
Opozita në Kosovë paralajmëron se do të shpreh

KOSOVË– Ditën e sotme partitë opozitare në Kosovë do të shprehin qëndrimet e tyre përsa i përsa i përket situatës së re të krijuar ne vend dhe vendimit të Lidhjes Demokratike që do të iniciojë votën e mosbesimit ndaj Kryeministrit Albin Kurti.

Menjëherë pas shkarkimit të ish-ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, kryesia e LDK-së u mblodh dhe dolën me qëndrim për mocionin e mosbesimit.

Ndërkohë  PDK-ja partia më e madhe opozitare dhe AAK-ja kanë paralajmëruar se ditën e sotme do të shprehin qëndrimet e tyre në lidhje me propozimin e LDK-së dhe nëse do ta përkrahin.

Nga ana tjetër kreu i LDK-së, Isa Mustafa, e quajti shkelje të marrëveshjes dhe të papranueshme shkarkimin e Veliut, pasi kryeministri Kurti u shpreh  se ish-ministri kishte tradhtuar dyfish, ndaj Qeverisë dhe ndaj Policisë së Republikës së Kosovës.

Ditën e djeshme Albin Kurti shkarkoi nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pasi sipas tij ky i fiundit përhapi panik me deklaratën e tij se numri i të prekurve me koornavirus në Kosovë po shtohet çdo orë. Kundër këtij vendimi të Kurtit doli edhe Mustafa, i cili propozoi një mocion mosbesimi për qeverinë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove kurti kosove kurti

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 21:12

E thotë shkenca: Bakri vret koronavirusin

EGJIPT- Në Egjipt u quajt “ankh”, simboli për jetën e përjetshme. Këto civilizime të lashta i referoheshin bakrit, një material që kulturat në të gjithë globin ...