Bota

U mbrojt që kur virusi u përhap në Kinë, Rusia nuk i shpëton COVID-19, shënohet viktima e parë

19 Mars 2020, 11:48 Nga DOSJA
U mbrojt që kur virusi u përhap në Kinë, Rusia nuk i

RUSI– Koronavirusi ka arritur të përhapet edhe në një vend të madh si Rusia e  cila mbylli kufijtë me Kinën që  ku virusi shpërtheu në Wuhan.

Ndërkohë ditën e sotme qeveria ruse ka rregjistruar edhe viktimën e parë nga COVID-19, ndërsa numri i të sëmurëve ka shkuar në 147.

Ndërkohë në rang global  shifrat  janë të  frikshme pasi ky virus vdekjeprurës ka gjunjëzuar shumë shtete të fuqishme si Italia, Franca, Gjermania e SHBA.

Ndërkohë Rusia ka rritur masat e saj për të trajtuar pandeminë dhe për të parandaluar përhapjen e saj brenda vendit.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

Burimi:  themoscowtimes.com 

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne rusi koronavirusi ne rusi

Sondazh

Poll