Bota

Koronavirusi/ Mungesë furnizimesh në Kosovë, flet kryetari i Vitisë: Kemi nevojë për pajisje mbrojtëse, qeveria u vonua

19 Mars 2020, 10:02 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Mungesë furnizimesh në Kosovë, flet kryetari i

KOSOVË– Kosova është një tjetër vend që po përballet me emergjencën e koronavirusit, ku teksa  ditën  e djeshme numri i të infektuarëve shkoi në 20 duket se janë rritur edhe problemet si mungesë ushqimesh dhe pajisje dhe furnizime shëndetësore.

Ndërkohë kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka thënë se vendi po përballet me mungesë të maskave, dorezave dhe ushqimeve.

“Brenda 24 orëve ka qenë qetë nuk ka asnjë rast, dashtë Zoti mos me u përsërit asnjë, për mjete medicinale jemi keq, për pajisje mbrojtëse dhe për ushqim. Për shkak se jemi në karantinë qe një javë. Përndryshe situata është e qetë ma sat i kemi ndërmarrë dhe janë duke i respektuar qytetarët sidomos ata që kanë pasur kontakte me të prekurit. Pajisjet mbrojtëse rroba mbrojtëse, maska, doreza, ushqime, pajisje medicinale edhe artikuj ushqimor, për shkak se ka një javë që qytetarët janë të pafurnizuar. Po mendoj për komponentët social jo për ata që kanë të mira materiale dhe kanë mundësi me u furnizua…Vazhdimisht jemi duke kërkuar , jemi vonuar nuk e di pse kemi nevojë , për shkak se nuk kemi rroba për shëndetësi , neve na nevojitet vërtet një furnizim edhe është dashur me u bë krejt tjetër për komunat që jemi të prekura. Mua nuk po më duhet vullnet deklarativ , po më duhet furnizim asgjë më shumë e asgjë më pak ka vullnet, ministri dje më ka thirr më kanë thënë që do furnizojmë sot pas dite, ndërsa zyrtarja më thërret pas një ore më thotë gjatë javës dhe kjo vetëm po shtyhet. Nuk e di a janë të koordinuar ata por me rëndësi është neve me na ardhur ndihma që ne me ia dal situatën me e bajtë në kontroll.”-është shprehur ai.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove sokol haliti koronavirusi ne kosove sokol haliti

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 21:12

E thotë shkenca: Bakri vret koronavirusin

EGJIPT- Në Egjipt u quajt “ankh”, simboli për jetën e përjetshme. Këto civilizime të lashta i referoheshin bakrit, një material që kulturat në të gjithë globin ...