Bota

Një rast i ri i infektuar nga COVID-19/ Qytetarët në Kosovë dynden tek fabrika e miellit, mungesë furnizimesh dhe pajisje m

19 Mars 2020, 09:50 Nga DOSJA
Një rast i ri i infektuar nga COVID-19/ Qytetarët në Kosovë

KOSOVË– Numri i pacientëve të prekur me koronavirus në Republikën e Kosovës, mbrëmjen e djeshme ka shkuar në 21 duke rritur edhe më shumë frikën tek qytetarët. Megjithatë ditën e sotme ka ardhur një lajm i mirë: ku një 24 orët e fundit ka pasur vetëm një rast të ri.

Të infektuarit po trajtohen me dy ilaçe, të cilët po japin rezultat. Bëhet fjalë për barnat Remdesivir dhe Piravir, ky i fundit përdorej për të lehtësuar simptomat e gripit. Ndërsa “Remdesivir” është një ilaç antiviral që u krijua për të trajtuar virusin e Ebola-s por që po jep efekt edhe në trajtimin e koronavirusit.

Megjithatë qytetarët e panikosur nga numri i të prekurve janë dyndur pranë mullirit në Xërxe për të siguruar të paktën miellin.  Gjithashtu edhe në komunën e Vitisë janë hasur probolme ku kryetari i komunës Sokol Haliti ka thënë ditën e sotme se në vend mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe furnizimet për shëndetësinë, ku ai ndër të tjera ka thënë se ka bërë kërkesë, por qeveria është vonuar shumë në përgjigjen e saj.

Ndërsa përmes një njoftimi zyrtar komuna e Prishtinës ka njoftuar se po ofrojnë ushqim të ngrohtë për të  gjithë njerëzit në nevojë.

Kujtojmë që ditën e djeshme Organizata Botërore e Shëndetit dhe Banka Botërore i ofruan Kosovës ofrojnë 15 milionë euro për të menaxhuar situatën që është krijuar nga koronavirusi.

Ndërkohë mes 3 të prekurëve të fundit me virus ishte dhe një grua e moshës 55-vjeçare, çka tregon se  nuk po preken vetëm të moshuarit, por ende nuk është mësuar sesi u  infektua ajo.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 21:12

E thotë shkenca: Bakri vret koronavirusin

EGJIPT- Në Egjipt u quajt “ankh”, simboli për jetën e përjetshme. Këto civilizime të lashta i referoheshin bakrit, një material që kulturat në të gjithë globin ...