Rama i hodhi poshtë propozimet, Basha: Sa keq, sulmon opozitën dhe mbulon krimin dhe korrupsionin!
19 Mars 2020, 10:49Nga DOSJA
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreh keqardhjen për përgjigjen negative që kryeministri Edi Rama dha për propozimet e bëra nga PD. Në një reagim në rrjetet sociale, kryedemokrati thotë se është për të ardhur keq që Rama sulmon opozitën dhe mbulon vjedhjen e oligarkëve përmes tenderave të luksit.
Lulzim Basha: Sa keq për çdo shqiptar kur kryeministri në vend që të japë MENJËHERË 120 milion eurot e ppp-ve për shëndetin dhe bukën e gojës së mijëra familjeve, merret gjithë ditën me sulme kundër opozitës dhe bëhet mburojë e vjedhjeve dhe korrupsionit të oligarkëve dhe tenderave të luksit.
Më herët,Basha i bëri thirrje qeverisëqë të marrë parasysh masat e propozuara nga PD, ku theksohet se për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria duhet t’u japë nga 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur. Ndërsa për të punësuarit bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë, ai propozon që qeveria t’u paguajë pagën minimale.
Dy liderët politikë kanë gati një javë që replikojnë në distancë për masat ekonomike dhe sociale që duhen marrë për të përballuar COVID-19. Kryeministri i injoron propozimet e PD, duke i quajtur të pabazuara në realitetin shqiptar, ndërsa PD e akuzon për vjedhje idesh dhe propozimesh. Ndërkohë që qytetarët janë ende në panikun e fundit të muajit, duke mos ditur se cili do të jetë fati i familjes së tyre më 1 prill 2020.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka rrëzuar sërish propozimet e Partisë Demokratike dhe kryedemokratit Lulzim Basha për masat që duhen marrë për daljen nga ...
FRANCË- Gazeta franceze ‘Le Monde’ zbulon se mbledhja e krerëve evropianë të shteteve, ku pritej të vendosej për hapjen ose jo të negociatave me Shqipërinë...
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar se PD pas pak do të publikojë fakte tronditëse, pasi sipas tij vetëm këto 2 javë qeveria ka...
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar një ditë pasi në telefonin e gazetares Eni Vasili ka mbërritur një mesazh në emër të kryedemokratit Lulzim Basha. Në ...
Tiranë- Debat të ashpër ka pasur mbërmjen e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Eni Vasili në emisionin “Open”, teksa ishin duke folur për situatë...
Politike18 Mars 2020, 22:46
TIRANË- Një mesazh i Lulzim Bashën në telefonin e Eni Vasilit trazoi ujrat e bisedës në emisionin “Open”. Pas qetësimit të debatit mes Eni Vasili dhe Edi R...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se do të ketë ulje të rrogave, për ministrat deputetë, por dhe për vetë atë. Në një lidhje direkte me emision...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot jë debat të ashpër me gazetarenv Eni Vasili, ku kjo e fundit tha se ndihej e fyer dhe e kërcënuar. Kry...