Politike

“Akt i turpshëm”/ PD-ja reagon pas mesazhit të Bashës drejt Vasilit: Shpikje për të fshehur krizën, prokuroria ta zbar

19 Mars 2020, 08:05 Nga DOSJA
“Akt i turpshëm”/ PD-ja reagon pas mesazhit të Bashës

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar një ditë pasi në telefonin e gazetares Eni Vasili ka mbërritur një mesazh në emër të kryedemokratit Lulzim Basha. Në një reagim zyrtar, PD-ja thekson se ai mesazh është i sajuar në mënyrë të paligjshme është një akt i turpshëm i atyre që duan të fshehin keqmenaxhimin e krizës. Selia blu shton se gjithçka do ta lërë në dorë të organeve kompetente për të zbardhur personin që qëndron pas atij mesazhi dhe për ta përballur me drejtësinë. Gjithsesi, PD-ja shkruan se Rama duhet të ndalë luftën me mesazhe dhe të miratojë paketën e ndihmës për shqiptarët, gjatë kohës që po përballen me Covid-19. 

Deklarata e PD-së

Shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha. Edi Rama ndal sulmet politike, fillo bëj punën për të cilën paguhesh. Dje në emisionin Open është dërguar një mesazh i sajuar me pyetje drejtuar Edi Ramës nga gjoja numri i telefonit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky mesazh i sajuar në mënyrë të paligjshme është një akt i turpshëm i atyre që duan të fshehin keqmenaxhimin e krizës. Ata që sajojnë mesazhe në emër të kryetarit të opozitës, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në telefonin e gazetarëve, mund ta bëjnë këtë akt të rrezikshëm me çdo qytetar. Ne do t’u kërkojmë organeve përgjegjëse të zbardhin këtë skandal kriminal për të zbuluar me prova autorët dhe për ti ndëshkuar ata sipas ligjit. Edi Rama duhet të ndalë menjëherë lojërat e pista dhe luftën politike me mesazhe fallso, njerëz fallso dhe propagandë të skaduar kundër opozitës. Ai duhet t’u kthejë sot shqiptarëve lekët e taksave për të përballuar krizën e bukës që po thellohet nga mbyllja e vendeve të punës. Thirrja jonë për Edi Ramnën është: Mirato urgjentisht paketën e ndihmës! Shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha. Ndal sulmet politike, fillo bëj punën për të cilën paguhesh!

Një natë më parë, teksa kishte në lidhje Skype kryeministrin Edi Rama, gazetarja e “Open”, Eni Vasili lexoi një mesazh që sipas saj kishte ardhur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Sipas SMS-së, Basha i kërkonte Vasilit ta pyeste Ramën nëse ishte i gatshëm të linte atë të drejtonte qeverinë. Më pas, gazetarja lexoi një tjetër mesazh nga kryedemokrati Basha, i cili shkruante se nuk ishte ai personi që e kishte dërguar SMS-në e parë. Mister mbetet mënyra se si ai mesazh mbërriti në duart e Vasilit.

(f.m;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mesazhi i bashes per ramen partia demokratike edi rama mesazhi i bashes per ramen partia demokratike

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2020, 22:46

TIRANË- Një mesazh i Lulzim Bashën në telefonin e Eni Vasilit trazoi ujrat e bisedës në emisionin “Open”. Pas qetësimit të debatit mes Eni Vasili dhe Edi R...