Politike

Fatura e COVID-19/ Basha: 300 euro në muaj për të vetëpunësuarit. Rama: Plani 7×7=42 rriti shifrat, po konkurron aktorët

19 Mars 2020, 10:21 Nga DOSJA
Fatura e COVID-19/ Basha: 300 euro në muaj për të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i ka rrëzuar sërish propozimet e Partisë Demokratike dhe kryedemokratit Lulzim Basha për masat që duhen marrë për daljen nga kriza të ekonomisë shqiptare tashmë që vendi është prekur nga COVID-19. Teksa i kujton gafën e famshme “7 herë 7= 42”, Rama thotë se deri në fund, kryetari i PD do e krahasojë Shqipërinë me vendet e G7.

Edi Rama: Plani 7×7=42 është zgjuar sot me rritje të shifrave! Deri kur të mbarojë lufta shifrat do kapin nivelin e një vendi të G7-ës! Pritet shifra e parashikuar nga Plani për aktorët e Portokallisë, meqë janë mbyllur në shtëpi ndërkohë që po u bëhet konkurencë e pandershme nga 7×7=42!

Më herët, Basha i bëri thirrje qeverisë që të marrë parasysh masat e propozuara nga PD, ku theksohet se për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria duhet t’u japë nga 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur. Ndërsa për të punësuarit bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë, ai propozon që qeveria t’u paguajë pagën minimale.

Lulzim Basha: Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare. Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi. Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj.  Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri.

Dy liderët politikë kanë gati një javë që replikojnë në distancë për masat ekonomike dhe sociale që duhen marrë për të përballuar COVID-19. Kryeministri i injoron propozimet e PD, duke i quajtur të pabazuara në realitetin shqiptar, ndërsa PD e akuzon për vjedhje idesh dhe propozimesh. Ndërkohë që qytetarët janë ende në panikun e fundit të muajit, duke mos ditur se cili do të jetë fati i familjes së tyre më 1 prill 2020.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2020, 22:46

TIRANË- Një mesazh i Lulzim Bashën në telefonin e Eni Vasilit trazoi ujrat e bisedës në emisionin “Open”. Pas qetësimit të debatit mes Eni Vasili dhe Edi R...