Politike

ME FOTO/ Zbulohet SMS-ja që Basha i dërgoi Eni Vasilit e më pas e mohoi

19 Mars 2020, 07:30 Nga DOSJA
ME FOTO/ Zbulohet SMS-ja që Basha i dërgoi Eni Vasilit e më pas e

TIRANË– Është publikuar mesazhi që një natë më parë gazetarja Eni Vasili lexoi në studion e “Open”, ku në një lidhje “Skype” kishte edhe kryeministrin Edi Rama. Në tekst shihet SMS-ja që lexoi Vasili, ku thuhet se gazetarja duhet të pyesë Ramën nëse ai është i gatshëm ta lërë qeverinë në duart e Bashës.

Pjesë nga biseda në studio 

Eni Vasili: Ka në celularin tim një mesazh që më vjen nga kryetari i Opozitës, zoti Basha, që më thotë: Eni, pyete zotin Rama, a është i gatshëm të japë dorëheqjen dhe të ma kalojë mua drejtimin e qeverisë?

Edi Rama: Ja urdhëro, urdhëro. Po je e sigurtë që është ai personalisht apo është ndonjë që po bën ndonjë shaka?

Eni Vasili: Po me siguri ai është se është në vazhdimësi të komunikimeve të mëparshme, ai është…

Edi Rama: Unë mendoj se dduhet të vazhdojmë pyetjen tjetër, nuk duhet t’ja vëmë re se mesa duket është në gjumë dhe e shtyp tastierën duke parë vazhdimin e ndonjë ëndrre. Ccfraë ti thuam, çfarë flasim ne e çfarë shkruan ai.

Më pas Vasili lexoi një tjetër mesazh që i kishte dërguar Basha. Këtë herë, kryedemokrati mohonte se ishte ai personi që e kishte dërguar mesazhin e parë për kryeministrin Rama. Mister mbetet mënyra se si ai mesazh mbërriti në duar e Vasilit.

Edi Rama: Unë them që dikush i ka marrë telefonin se s’ka mundësi. Është e pamundur. Ai është në autobuz…

Eni Vasili: Një sekondë, më duhet ta them edhe këtë. Basha më shkruan: “Eni sapo më informuan, nuk kam çuar asnjë mesazh dhe emisionin nuk e ndiqja. Herë tjetër kontrollo zyrat e propagandës se është bërë shkelje….Edhe njëherë nuk e di se si ka ardhur ajo SMS.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama eni vasili lulzim basha mesazhi i bashes per ramen edi rama eni vasili lulzim basha mesazhi i bashes per ramen

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2020, 22:46

TIRANË- Një mesazh i Lulzim Bashën në telefonin e Eni Vasilit trazoi ujrat e bisedës në emisionin “Open”. Pas qetësimit të debatit mes Eni Vasili dhe Edi R...