Politike

“Eni, Eni, Eni”, Rama sherr me Vasilin: Nuk të vi më në emision. Gazetarja: Po më fyeni dhe po kërcënoni

18 Mars 2020, 22:02 Nga DOSJA
“Eni, Eni, Eni”, Rama sherr me Vasilin: Nuk të vi më

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot jë debat të ashpër me gazetarenv Eni Vasili, ku kjo e fundit tha se ndihej e fyer dhe e kërcënuar. Kryeministri ishte në një lidhje direkte me në emisionin ‘Open’, dhe po përgjigjej për koncesionet, por Vasili kërkoi që tema të fokusohej tek COVID-19 dhe në këtë koment nisi debat. 

Rama duke iu përgjigjur tha se nuk do vinte më në emision nëse nuk e linte të fliste, dhe këtë gazetarja e quante fyerje dhe kërcënin. 

DEBATI

Eni Vasili: Zoti Rama mos vazhdoni me koncensionet, problemi është koronavirusi sot.

Edi Rama: Eni

Të lutëm të vazhdojmë.

Eni, Eni, Eni, Eni.

Zoti Kryeminsitër nuk ka nevojë për arrogancë në këto momente.

Unë nuk jam arrognat, por ju nuk po më lini të flas dhe më tregoni çfarë të bëj.

Arroganca në mënyrën se si po flisni, nuk po lini një gazetare të bëj punën e saj.

Nëse ju më thoni se unë jam arrogant dhe nuk më lini të flas unë nuk vi më në emisionin tuaj.

Jeni i lirë, por po mos fyeni…

Zgjidhe vet dhe nuk jam më pjesë e emisionit tën. Nuk mund ti tregoni kryeminsitrit se çfarë duhet të bërë. Unë nuk vi më në emsionin tënd.

Dhe kërcënime tani. Të përgjigjem për publikun

Po pra për publikun, por flasim, Na ler t’i përgjigjem kolegut tënd, futesh e nuk na lë të flasim kërkon dhe llogari pastaj.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama eni vasili masat kunder covid 19 edi rama eni vasili masat kunder covid 19

Sondazh

Poll