Politike

18 Mars 2020, 22:46 Nga DOSJA

TIRANË- Një mesazh i Lulzim Bashën në telefonin e Eni Vasilit trazoi ujrat e bisedës në emisionin “Open”. Pas qetësimit të debatit mes Eni Vasili dhe Edi Ramës, drejtuesja e emisionit, tha se në telefon i kishte ardhur një mesazh nga kreu i opozitës, ku shkruhej se ky i fundit kërkonte që Rama t’i lironte vendin e të ishte ai në krye të qeverisë në këtë kohë të vështirë.

Eni Vasili ishte e bindur se mesazhi i kishte ardhur nga Basha dhe e lexoi publikisht, ku më pas shkëmbeu disa replika me Kryeministrin.

Debati:

Eni Vasili: Zoti Basha më shkruan dhe thotë: Eni pyetje pak Ramën a është gati që të më lërë mua vendin që të menaxhoj unë situatën?

Rama: (Qesh) Ja urdhëro, shiko ça thotë është në autobus akoma.

Vasili: Është pyetje e ka nisur Basha.

Rama: Je e sigurt që e ka shkruar Basha?

Vasili: Po se është në vijim të mesazheve që kemi shkëmbyer për emisionin.

Rama: Është i paparë, ato që ëndërron i shkruan, ose i kanë marrë telefonin dhe i është shkruar vetë mesazhi.

Pas këtyre batutave, vijoi më tej debati, por Eni Vasili kërkoi sërish vëmendjen e Ramës dhe lexoi mesazhin e dytë, ku sqaroi se Basha nuk kishte shkruar gjë.

Eni Vasili: Zoti Rama, Basha po më shkruan tani dhe më thotë: Nuk kam shkruar asnjë mesazh, nuk ju ndiqja dhe tani më thonë për mesazhin. Nuk kam shkruar asnjë mesazh.

“Kërkoj ndjesë zoti Basha ndoshta teknologjia ka ndërhyrë më këtë mesazh”, shtoi më tej Eni Vasili, por nuk sqaroi se si erdhi ai mesazh në telefonin e saj.

Ndoshta ka qenë vërtetë ndonjë program kompjuterik dhe hakerat kanë bërë punën e tyre. Por kjo gjë mbetet ende mister.  

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha mesazhi i bashes per ramen edi rama lulzim basha mesazhi i bashes per ramen

Sondazh

Poll