Politike

Rama njofton masa të reja për koronavirusin: Do ulen rogat për deputetët dhe kabinetit të qeverisë

18 Mars 2020, 22:28 Nga DOSJA
Rama njofton masa të reja për koronavirusin: Do ulen rogat për

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se do të ketë ulje të rrogave, për ministrat deputetë, por dhe për vetë atë. Në një lidhje direkte me emisionin “Open”, Rama tha se ata që janë në majë të piramidës do sakrifikojnë duke u ulur rroga pasi jemi në një periudhë lufte dhe të gjithë duhet të marrin pjesë në luftë.

Ne do të shkurtojmë rrogat tona si qeveri, rrogat e atyre që janë në majë të piramidës. Do të shkurtojmë rrogat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është simbolike por për të dhënë mesazhin se do të lëmë diçka në mënyrë që ata që nuk kanë se me çfarë të shtyjnë në fund të muajit të kenë diçka”, tha Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rrogat e ministrave edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 rrogat e ministrave

Sondazh

Poll