Politike

“Mos u bëni arrogant, po më kërcënon”/ Rama sherr me Eni Vasilin, kryeministri: Rri urtë se s’të vij më në emision

19 Mars 2020, 07:28 Nga DOSJA
“Mos u bëni arrogant, po më kërcënon”/ Rama

Tiranë- Debat të ashpër ka pasur mbërmjen e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Eni Vasili në emisionin “Open”,  teksa ishin duke folur për situatën në vend pas përhapjes së koronavirusit. Rama i theksoi Eni Vasilit se kjo e fundit nuk mund t’i tregojë atij sesi mund të sillet një kryeministër. Kryeministri u shpreh më tej se nëse e bën edhe një herë një gjë të tillë, nuk do të marrë më pjesë më në emisioni e saj. Ndërsa gazetarja nuk hezitoi ta quante arrogant dhe se ai po thoshte deklarata kërcënuese.

Debati:

Edi Rama: Eni, Eni, Eni, rri urtë

Eni Vasili: Mos u bëni arrogant zoti kryeministër.

Edi Rama: Nuk e di a e ke ndjekur emisionin tënd po i jam përgjigjur pyetjes në pjesën e parë.

Eni Vasili: A mund ta sqaroni edhe njëherë?

Edi Rama: Nëse ju më tregoni mua edhe një herë tjetër se si duhet të sillem unë nuk do të marr më pjesë në emisionin tuaj.

Eni Vasili: Zoti kryeministër jeni i lirë…

Edi Rama: Të mos merremi më me këtë, mbaje mend atë që të thashë.

Eni Vasili: Je i lirë

Edi Rama: Zgjidhe vetë, nuk më ke më në emisionin tënd.

Eni Vasili: Kaluam nga fyerjet në kërcënime.

Edi Rama: Nuk mund t’i tregosh kryeministrit si do të sillet.

Eni Vasili: Zoti kryeministër më fyet për të disatën herë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama eni vasili edi rama eni vasili

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2020, 22:46

TIRANË- Një mesazh i Lulzim Bashën në telefonin e Eni Vasilit trazoi ujrat e bisedës në emisionin “Open”. Pas qetësimit të debatit mes Eni Vasili dhe Edi R...