Paralajmërimi i Bashës: PD do të publikojë fakte tronditëse, në 2 javë qeveria dha 52 milionë euro për miqtë, si mund
19 Mars 2020, 09:42Nga DOSJA
Tiranë- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka paralajmëruar se PD pas pak do të publikojë fakte tronditëse, pasi sipas tij vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milionë euro pagesa dhe tendera për miqtë dhe klientët. Kryedemokrati thekson se këto para mund të përdoreshin paketën e ndihmës social-ekonomike, të propozuar nga PD-ja, për situatën e krijuar në vend, pas përhapjes së COVID-19. Basha propozon se për vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria duhet t’u japë nga 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur. Ndërsa për të punësuarit bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë, ai propozon që qeveria t’u paguajë pagën minimale.
“Pas pak nga Selia e PD fakte tronditëse se si vetëm këto 2 javë qeveria ka dhënë 52 milion euro pagesa dhe tendera për miq dhe klientë. Ndërkohë shikoni një shembull se si mund të përdoreshin këto para për paketën e ndihmës social-ekonomike që kemi propozuar prej 10 ditësh:Down pointing backhand index”, shprehet Basha në një postim në Twitter.
Propozimet e PD-së për paketëm social ekonomike:
Për të vetëpunësuarit në biznesin e vogel, qeveria tju paguajë 300 Euro për çdo muaj që biznesi qëndron mbyllur. Kostoja e kësaj mase shkon nga 20 – 25 milionë Euro/muaj.
Për punonjësit në bizneset fasonë, call centers, dhe operatorë turistikë që janë të detyruar të rrinë në shtëpi: • Qeveria duhet të mbulojë të paktën pagën minimale kur ata nuk mund të paguhen fare. • Për ata që ua paguajnë pagën, kostoja e pagës të llogaritet si shpenzim i zbritshëm në masën 200% të këtij shpenzimi. Kostoja e kësaj mase nga 25 milionë deri 30 milionë Euro/muaj. Këto janë shpenzime plotësisht të përballueshme për buxhetin kur vetëm një kilometër rrugë e tenderuar kushton 20 milionë dollarë si tek Astiri.
Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar një ditë pasi në telefonin e gazetares Eni Vasili ka mbërritur një mesazh në emër të kryedemokratit Lulzim Basha. Në ...
Tiranë- Debat të ashpër ka pasur mbërmjen e djeshme mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetares Eni Vasili në emisionin “Open”, teksa ishin duke folur për situatë...
Politike18 Mars 2020, 22:46
TIRANË- Një mesazh i Lulzim Bashën në telefonin e Eni Vasilit trazoi ujrat e bisedës në emisionin “Open”. Pas qetësimit të debatit mes Eni Vasili dhe Edi R...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se do të ketë ulje të rrogave, për ministrat deputetë, por dhe për vetë atë. Në një lidhje direkte me emision...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot jë debat të ashpër me gazetarenv Eni Vasili, ku kjo e fundit tha se ndihej e fyer dhe e kërcënuar. Kry...
TIRANË- Anulimi i koncesioneve ka qenë sort tema e diskutimit mes gazetarit, Robert Rakipllari dhe Kryeministrit Edi Rama. Të ftuar në emisionin “Open”, ga...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot opizitën, duke thënë se është e papërgjegjshme për deklaratat që ka bërë gjatë kohës së COVID-19. Në një lidhj...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se jemi në një situatë lufte të gjithë duhet të mobilizohen për të marrë masat e tyre. Në një lidhje direkte në ...