Aktualitet

ZBARDHET SKEMA/ Harrojeni shtyrjen e kësteve të kredisë, gjiithçka akumulohet! Shqiptarët denoncojnë mashtrimin publik të

19 Mars 2020, 10:41 Nga DOSJA
ZBARDHET SKEMA/ Harrojeni shtyrjen e kësteve të kredisë,

TIRANË– Shumë kredimarrës kanë nisur të ankohen për faktin se bankat në të cilat ata kanë marrë kredi nuk ua kanë aprovuar shtyrjen e kësteve pas krizës që mund të jenë duke kaluar për shkak të Covid-19. Në disa statuse të publikuara nga faqja “JOQ” në Instagram, shihet se si qytetarët kanë publikuar foto të ankesave të tyre, bashkëngjitur me mesazhet që u dërgon banka përkatëse dhe u kërkon të shlyejnë këstin.

Pershendetje jam një banor i Tiranes dhe une si shumë personal te tjere ne shqiperi kam një kredi te Tirana Bank. Mbreme zoti kryeministër firmosi me guvernatorin e BSh shtyrjen e kesteve te kredi me 3 muaj per ata qe preken nga COVID-19 biznesi im ne kte rast qendron i mbyllur qe diten qe Rama dha urdhrin e qytetrrethimit edhe sot shkova n bank te beja nje kerkese per Shto kredi ata nuk e pranuan nxorren 100 justifikime dhe detyrime ta paguaj perseri si cdo muaj dhe kjo mund të propozojë dhe paster e qeveris tonin beje mund të jesh lutem se si une ka dhe shumë te tjere qe e ka paguar me posht po te dergoj faturen e bankat.Ju faleminderit anonim t lutem,“- shkruan njëri prej tyre teksa ka bashkëngjitur dhe faturën.

Pershendetje JOQ doja te beja nje denoncim.Te gjithe kredimarresit duhet te kene kujdes per po mashtrohemi te gjithe nga bankat.Ishte fjala qe kredite do te ngrijne per nje koh kohor 3-dhe me pas do behesh likujdimi tyre.Por ashtu mua ti futur kështu nese nuk paguan kestet ne menyre te rregullt atehere ato quhen te akomuluara dhe do paguhen ne qershor te 3 kestet pernjehere.Eshte dicka e pamundur nga njerzit spo munden dot te likujdojne 1-kest dhe jo me 3 keste pernjehere ky si mua ti vertete mashtim i hapur.Kini kujdes,”- shkruan dhe dikush tjetër.

Kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale marrëveshjen e arritur me Guvernatorin e Bankës së Shqopërisë, Gent Sejko, teksa shkruante se është gjetur zgjidhja për të gjithë biznese që kanë hall me bankat për kreditë për shkak të COVID-19.  Në dokument bëhej me dije se të gjithë qytetarët dhe bizneset që kanë kredi në të gjitha institucionet financiare do ketë mundësi që të shtynë këstet e kredive deri në 30 maj 2020. Më pas, vetë Sejko shpjegoi se lajmi nuk ishte kuptuar drejt pasi Banka e Shqipërisë do pranojë shtyrje kredie për cilindo individ apo biznes që bën një aplikim të veçantë duke paraqitur kërkesën për shtyrjen e pagesës. Vendimi aprovohet nga banka vetëm nëse shihet e arsyeshme që klienti në fjalë është vërtet në krizë.

Mirëpo, mesa duket fjala shtyrje nuk do të thotë sportim të kësteve, por grumbullim të tyre. Pra edhe nëse je në krizë dhe nuk ke mundësi të paguash aktualisht, pas tre muajsh do të paguash tre këste. E vetmja gjë që të falet janë penalitetet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gent sejko shtyhen kestet e kredive edi rama gent sejko shtyhen kestet e kredive

Sondazh

Poll