Aktualitet

DALIN PAMJET/ “Range”, ‘blind’ dhe furgon policie, momenti kur vëllezërit Cala mbërrijnë në Drejtorinë e Policisë

19 Mars 2020, 09:25 Nga DOSJA
DALIN PAMJET/ “Range”, ‘blind’ dhe furgon policie,

DURRËS– Pamjet që po shikoni janë nga momenti kur Klement dhe Eldi Cala, vëllezërit e vënë në pranga kanë mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Një eskortë me varg makinash dhe me sirena të ndezura kanë sjellë dy vëllezërit që prej muajsh ishin shpallur në kërkim për grabitjen e 4.6 milionë eurove.

Në video shihet që fillimisht futet furgoni i policisë, brenda të cilit ndodhet njëri prej vëllezërve Çala, më pas futet një blind dhe një automjet i llojit “Range”. Pamjet janë transmetuar në “Report tv”, ku shihet mjaft qartë se si të veshur me antiplumb dhe armatime të forta, forcat RENEA zbresin dy të arrestuarit dhe i fusin në drejtori.

Ditën e sotme, janë arrestuar Klement dhe Eldi , dy vëllezërit e shumëkërkuar për grabitjen e 4.6 milionë eurovë në Rinas kanë rënë pranga. Dy vëllezërit u arrestuan nga rreth 300 forca policie që u vunë në kërkim të tyre. Ata arrestuan në Qerret të Kavajës, ku kishin marrë një banesë me qira. Klement Çala me të vëllain ishte shpallur në kërkim që prej datës 10 prill 2019, pasi në Rinas u grabit një sasi rekord prej 4.6 mln euro. Gjatë largimit, në shkëmbim e sipër me FNSH u vra Admir Murataj, ndërsa në burg janë edhe 7 anëtarë të tjerë bandës.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen klement dhe eldi cala arrestohen klement dhe eldi cala

Sondazh

Poll