Aktualitet

Nuk mjafton koronavirusi, rikthehen lëkundjet sizmike në vend, ja ku ishte epiqendra

19 Mars 2020, 10:13 Nga DOSJA
Nuk mjafton koronavirusi, rikthehen lëkundjet sizmike në vend, ja ku

Shqipëri- Rikthehen lëkundjet sizmike në vend. Një tërmet me magnitudë 3.7 i shkallës Richter ka goditur vendin pak minuta më parë. Sipas IGJEUM epiqenda ka qenë në detin Adriatik me një thellësi prej 2 km.

Më 26 nëntor të vitit të kaluar ndodhi tërmeti tragjik, ku humbën jetën 51 persona dhe u plagosëm mbi 1000 të tjerë. Tërmeti u ndje në 3 qarqe të vendit, si Tirana, Durrësi dhe Lezha.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rikthehen lëkundjet sizmike rikthehen lëkundjet sizmike

Sondazh

Poll