Politike

Gazetari i kërkoi anulimin e koncensioneve, Rama ‘merr në pyetje’ Rakipllarin: Je dakord ti të operohen qytetarët me mje

18 Mars 2020, 21:48 Nga DOSJA
Gazetari i kërkoi anulimin e koncensioneve, Rama ‘merr në

TIRANË- Anulimi i koncesioneve ka qenë sort tema e diskutimit mes gazetarit, Robert Rakipllari dhe Kryeministrit Edi Rama. Të ftuar në emisionin “Open”, gazetari i kërkoi anulimin e koncensioneve , pasi sipas tij na ëshumë të shtrnjetë, por Rama nuk ka qenë dakord dhe ka listuar të gjithë koncensionet duke i kërkuar Rakipllarit që ti jepte përgjigje për çdo PPP, nëse duhej anuluar që paratë të përdoreshin për përballimin e COVID-19.  

Për se nuk anuloni koncensionet, nuk them janë bërë mirë apo janë bërë keq, por këto para mund të shkojnë në një vend tjetër?

Unë do ju them koncensionet dhe ju do më thoni se duhet të anulojmë nga këta. Nuk dua ta kalojmë me një përgjigje të thjeshtë. Ne kemi koncesion për kontrollin mjeksor bazë, i cili në vit kushton 8.7 milionë dollarë, aktualisht është pezulluar, faktikisht hiqeni nga lista se nuk mund të bëhet gjë.  Ju thoni isntrumentrat mjeksor, janë faktikisht instrumenta që u shërbejnë operacionet që vijojnë në vend. Nëse ne e ndalojmë këtë financim, do të thotë që të mos të sterizliojmë më instrumentat. Më jepni përgjigjen?

Mjek të ndryshëm thonë se është 100-fish më e shtrenjtë nga kostoja normale dhe është bërë dhe një padi në SPAK.

Po ju them jeni dakord që të operojmë me pajisje të pastrelizuara?

Ka mënyra më të lira.

Koncensioni tjetër përpunimi i mbetjene Fier, Elbasan dhe Tiranë. Jeni dakord që ta ndërpresim?

Nuk jam dakord, por ka mënyra të tjera.

Jeni dakord që të kemi probleme me plehrat?

Padiskutim që jo, por ka mënyra më të lira.

Ka dhe një koncension tjetër Milot Balldren dhe Orikum-Dukat, 5 miliojnë janë, por nuk i merr njeri se ska filluar puna. Koncesioni i dializës, jeni dakord ju që ti lëmë pa kuruar.

Jo nuk jam dakord, mënyra si e thoni ju..

Jo jo, kjo është pyetja.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike diskutime për koncesionet edi rama masat kunder covid 19 robert rakipllari diskutime për koncesionet edi rama masat kunder covid 19 robert rakipllari

Sondazh

Poll