Politike

Rama ironizon opozitën: Politikanë që hedhin fall, fundin e kësaj lufte nuk e di askush

18 Mars 2020, 21:15 Nga DOSJA
Rama ironizon opozitën: Politikanë që hedhin fall, fundin e

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thënë sot se jemi në një situatë lufte të gjithë duhet të mobilizohen për të marrë masat e tyre. Në një lidhje direkte në emisionin “Open”, Rama është pyetur dhe për fundin e kësaj lufte, po nuk u përgjigj duke thënë se kjo gjë i takon politikanëve që hedhin fall, duke ironizuar opozitën.

Mund të thërrisni në studio politikanë që hedhin fall. Këtë nuk e di askush dhe kjo është pikëpyetja e madhe mbi shpatulla për çdo politikanë dhe askush nuk ka një përgjigje për këtë. Parashikime këtu 300, 700, 1000 unë nuk bëj edhe kur jam mbi shifra. Ne bëjmë kalkulime por nuk bëjmë dot parashikime. Skenari i përballimit është skenari që po zbatojmë çdo ditë me masa shtrënguese. Këto nuk janë masa shtrënguese administrative për të përmirësuar qarkullimin apo për të penguar qarkullimin, këto janë masa shtetërore. Kufizohet lëvizja në maksimum për të ndihmuar sistemin shëndetësor”, u shpreh Rama.

Më tej foli dhe për testimet, duke thënë se Shqiëpria është vendi që ka bërë më shumë analia se vendet e rajonit, ku tha se testi bëhet për ata që kanë probleme dhe nuk ndryshon asgjë dhe nëse nuk e bën. “Nëse e bëj unë testin dhe dal pozitiv, nuk kam asnjë simptomë, doktorët nuk kanë çfarë të bëjnë, vetëm do më thonë rri në shtëpi, dhe ne këtë po themi që qytetarët të rrinë në shtëpi”, tha ndër të tjera Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder

Sondazh

Poll