Politike

Rama sulmon opozitën: Deklaratat e tyre janë poezi në kohë luftë, është papërgjegjshmëri

18 Mars 2020, 21:25 Nga DOSJA
Rama sulmon opozitën: Deklaratat e tyre janë poezi në kohë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sot opizitën, duke thënë se është e papërgjegjshme për deklaratat që ka bërë gjatë kohës së COVID-19. Në një lidhje për emisionin “Open”, Rama tha se opozita shkruan poezi në kohë lufte dhe kjo është një papërgjegjshmëri.

Opozita bën poezi, ndërsa qeveria shkruan prozë. Ne jemi për sot dhe mendojmë për nesër, ndërsa opozita nuk shikon për nesër. Opozita prandaj flet çfarë do. Thotë që t’i japim lekë, këtij e atij, të paguajmë këtë e atë, por nëse bëjmë këto do thoshim më mirë ta mbyllim me koronën se sa të humbnim në atë gropën e madhe që mund të ndodh. Prandaj them që opozita shkruan poezi dhe të shkruar poezi në kohë lufte është papërgjegjshëmri”, u shpreh Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi luzlim basha masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi luzlim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll