Politike

“Jemi vetëm në këtë luftë”, Rama flet për masat shtrënguese: Njerëzit duhet ta fusin mirë në kokë se prioritet ë

18 Mars 2020, 21:03 Nga DOSJA
“Jemi vetëm në këtë luftë”, Rama flet

TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka quajtur edhe një herë luftë situatën që po përballet vendi me COVID-19. Rama në “Open”, tha se  masat shtrënguese janë ilaç i nuk këtij virusi, pasi ende nuk ka një ilaç tjetër. Po ashtu kreu i qeverisë, i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia dhe ta ngulin në kohë se ky është prioriteti për të luftuar armikun që është i padukshëm.

Sot kancelarja gjermane foli për luftë, Franca, SHBA foli për luftë sepse kjo është një luftë. Njerëzit duhet ta fusin mirë në kokë se në luftë prioriteti është të luftosh armikun dhe të mbrosh jetën. Të gjitha të tjerat janë dytësore. Njerëzit duhet të mësojnë të rrinë në rradhë, distancë nga njeri-tjetri dhe jo të mblidhen të gjithë bashkë te dera. Kjo është pjesë e luftës ndaj armikut që na do dorë për dore në rrugë, nga do të grumbulluar, ndërkohë që ne duhet të bëjmë të kundërtën.

Ne nuk duhet të shikojmë a jemi vetëm apo me të tjerë, por të shohim të bëjmë maksimumin për veten tonë. Në këtë luftë të gjitha vendet janë vetëm. Ajo që ne na takon duke mos qenë Gjermania, Franca, apo Amerika që kanë shumë më tepër mjete financiare të bëjmë të gjitha gjërat e duhura pa asnjë kompromis që rrezikon jetën. Nëse doni vende të tjera mund t’ju them që në Itali mund të dalësh vetëm me qenin”, u shpreh më tej Rama.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 edi rama koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 18 Mars 2020, 15:59

TIRANË- Kryeminsitri Edi Rama pasi njoftoi kufizimet e lëvizjeve për këmbësorët në dy orare, në mëngjes dhe pasdite, ka dhënë një urdhër për bankat. Në një...