Aktualitet

18 Mars 2020, 14:15 Nga DOSJA

TIRANË- I afërmi i viktimës, që humbi jetën nga koronavirusi ka bërë sot një deklaratë të fortë. Në një lidhje telefonike me Top Channel, i afërmi i viktimës ka thënë se familjarëve të tij nuk u është bërë  tamponi dhe pse e kanë kërkuar një gjë të tillë.

Kam pasur temperature, me 38. Kam kontakaur me 127 dhe u kam thënë se kam qenë në kontakt me personin që sot është viktimë dhe të afërmit e tij, sepse ai është daja im. 127-a më tha se ju nuk keni simptoma të rënda dhe nuk keni pse e bëni tamponin”, shprehet i nipi i viktimës.

Po ashtu Erioni thotë se analizat nuk u janë bërë dhe djemve të viktimës: Kam dy fëmijët e dajës dhe nuk u janë bërë testimit, i është bërë vetëm gruas së tij dhe  ka dalë pozitive.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 12:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje sot të gjithë bizneseve të mëdha, që të ndajnë përgjegjësinë e tyre përballë të gjithë punonjësve që kërko...