Aktualitet

Abuzuan me çmimet, procedohen penalisht dy pronarë dyqanesh në Durrës

18 Mars 2020, 13:10 Nga DOSJA
Abuzuan me çmimet, procedohen penalisht dy pronarë dyqanesh në

DURRËS– Dy pronrë dyqanesh janë proceduar penalisht nga Polici, pasi akuzohen se abuzuan me rritjen e çmimeve të produkteve dhe të fruta-perimeve. Sipas njoftimit zyrtar, A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës, gatë kontrollit të ushtruar në njësitë e tyre tregtare, në tregun agroushqimor, në lagjen nr. 14 Durrës, është evidentuar se kanë abuzuar dhe përfituar nga tjetërsimi i çmimeve të artikujve ushqimor që ata tregtonin.

Njoftimi i policisë Durrës: Kontrolle të pandërprera në të gjithë qarkun, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve. Si rezultat i kontrolleve evidentohen dhe procedohen penalisht 2 pronarë dyqanesh. Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në zbatim të Planit të Masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të abuzimeve me çmimet e produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve duke përfituar nga situata, evidentuan dhe proceduan shtetasit: A. D., 47 vjeç dhe A. V., 56 vjeç, të dy banues në Durrës. Gjatë kontrollit të ushtruar në njësitë e tyre tregtare, në tregun agroushqimor, në lagjen nr. 14 Durrës, është evidentuar se këta shtetas kanë abuzuar dhe përfituar nga tjetërsimi i çmimeve të artikujve ushqimor që ata tregtonin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet durres koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi durres koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 12:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje sot të gjithë bizneseve të mëdha, që të ndajnë përgjegjësinë e tyre përballë të gjithë punonjësve që kërko...

Aktualitet 18 Mars 2020, 11:36

TIRANË– Një burrë i moshuar nuk u është bindur efektivëve, pavarësisht thirrjes së tyre për ta ngritur nga stoli ku ishte ulur dhe për ta futur në shtëpi. ...