Aktualitet

U mbyllën kufijtë prej koronavirusit/ 200 shqiptarë ishin të bllokuar në Gjermani, ndërhyn MEPJ, të gjithë nisen drejt T

18 Mars 2020, 13:50 Nga DOSJA
U mbyllën kufijtë prej koronavirusit/ 200 shqiptarë ishin të

TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar se 200 pasagjerë shqiptarë janë bllokuar sot në aeroport, në Gjermani.

Qytetarët shqiptarë do të duhet të fluturonin sot në orën 7 të mëngjesit me linjën ajrore Ëizzair, por pa asnjë shpjegim të qartë asnjë prej tyre nuk është lejuar të niset drejt Tiranës.

Pas interestimit të MEPJ-së, të përfaqësive shqiptare në në Mynih dhe në Berlin dhe në koordinim me Ambasadën në Budapest, Aviacionin Civil dhe me Task Forcën u bë e mundur zhbllokimi i situatës. Të gjithë pasagjerët janë nisur nga Memmingen drejt Tiranës.

Sapo të mbërrijnë në aeroportin “Nën Tereza”, ata do të kontrollohen për simptoma të virusit covid-19 dhe do të duhet që të vetë-izolohen për 14 ditë. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri tashmë ka zbritur në 58 të prekur, pasi pacienti i parë u shërua plotësisht. mes 58 të infekturve, dy persona kanë ndërruar jetë. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 gjermani koronavirusi ne gjermani koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 12:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje sot të gjithë bizneseve të mëdha, që të ndajnë përgjegjësinë e tyre përballë të gjithë punonjësve që kërko...

Aktualitet 18 Mars 2020, 11:36

TIRANË– Një burrë i moshuar nuk u është bindur efektivëve, pavarësisht thirrjes së tyre për ta ngritur nga stoli ku ishte ulur dhe për ta futur në shtëpi. ...