Aktualitet

COVID-19/ Minatorët e Bulqizës vijojnë punën pa asnjë masë mbrojtëse, ngjitur në autobus me njëri-tjetrin, thirrja për

18 Mars 2020, 12:41 Nga DOSJA
COVID-19/ Minatorët e Bulqizës vijojnë punën pa asnjë

Bulqizë-Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka denoncuar se në minierën që është në administrim nga “Albchrome”, minatorët po punojnë pa masa mbrojtëse edhe pse është përhapur Covid-19 në vendin tonë. Në një status në rrjetin social Facebook, sindikata iu kërkon organeve të ndërhyjnë menjëherë në zbatim të aktit normativ dhe i bën  thirrje kompanisë që të reflektojë. Siç shihet edhe në fotot e mëposhtme minatorët shfaqen pranë njëri-tjetrit dhe tranportohen për në punë me autobusë, pa asnjë masë mbrojtëse.

Reagimi i sindikatës:

VAZHDON PUNA NË MINIERËN E ALBCHROME, PA MASA MBROJTËSE PËR PUNËTORËT Pavarësisht situatës së jashtëzakonshme ku ndodhet vendi dhe masave të rrepta kundër virusit Covid-19, puna në minierën e Albchrome vazhdon pa asnjë masë mbrojtëse. Siç mund të shihet nga këto foto, punëtorët nuk kanë asnjë masë mbrojtëse në autobusët që bëjnë transportin për në punë, as në ambientet e brendshme të punës. Rreziku për shëndetin dhe jetën e minatorëve është gjithmonë e më i madh. Kërkojmë nga kompania që të reflektojë sa më parë!
Ju bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që të marrin masat e nevojshme sa nuk është vonë! Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Inspektorati Shteteror i Punes dhe Sherbimeve Shoqerore, Instituti i Shëndetit Publik – Faqja zyrtare. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi minatoret e bulqizes koronavirusi ne shqiperi minatoret e bulqizes

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 12:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje sot të gjithë bizneseve të mëdha, që të ndajnë përgjegjësinë e tyre përballë të gjithë punonjësve që kërko...

Aktualitet 18 Mars 2020, 11:36

TIRANË– Një burrë i moshuar nuk u është bindur efektivëve, pavarësisht thirrjes së tyre për ta ngritur nga stoli ku ishte ulur dhe për ta futur në shtëpi. ...