Aktualitet

I shërbyen çiftit të infektuar nga fshati Mbërs/ Dalin përgjigjet e analizave për bluzat e bardha në Roskovec

18 Mars 2020, 13:08 Nga DOSJA
I shërbyen çiftit të infektuar nga fshati Mbërs/ Dalin

Roskovec- Dy pjesatarët e stafit të Qendrës Shëndetësore në Roskovec, të cilën kanë pasur kontakt me çiftin e infektuar nga fshati Mbrës, nuk janë prekur nga Covid-19. Bashkia e Roskovecit njofton se rezultatet e analizave të tyre kanë dalë negative.

“Lajmi i mirë mbërriti Të 2( dy ) pjestarët e stafit të Q.Sh Roskovec që kishin patur kontakt me çiftin nga Mbërsi , rezultuan negativ në testin për #Covid-19. Masat mbrojtëse dhe higjena maksimale, ndihmuan në arritjen e këtij rezultati. Nesër ata kthehen në vendin e punës për t’i shërbyer pacientëve dhe gjithë komunitetit??Të gjithë bashkë do ia dalim. #Panik Jo #Kujdes Po”, thuhet në reagimin e Bashkisë. 

Që prej ditës së djeshme fshati Mbërs është izoluar. Dy patrulla policie qëndrojnë në hyrje dhe dalje të fshatit, me qëllimin që të mos përhapet më shumë virusi. Dyshohet se çifti i i kthyer nga Italia ka infektuar disa banorë të fshatit.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 12:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje sot të gjithë bizneseve të mëdha, që të ndajnë përgjegjësinë e tyre përballë të gjithë punonjësve që kërko...

Aktualitet 18 Mars 2020, 11:36

TIRANË– Një burrë i moshuar nuk u është bindur efektivëve, pavarësisht thirrjes së tyre për ta ngritur nga stoli ku ishte ulur dhe për ta futur në shtëpi. ...