Aktualitet

COVID-19/ Berisha thirrje qeverisë: Të vendoset në karantinë të plotë Senatoriumi dhe të testohet i gjithë stafi

18 Mars 2020, 11:57 Nga DOSJA
COVID-19/ Berisha thirrje qeverisë: Të vendoset në karantinë

Tiranë-Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se spitali “Shefqet Ndroqi”, duhet të futet në karantinë dhe t’u bëhet testi të gjithë punonjësve, pasi kanë qenë në kontakt me 66-vjeçarin që humbi jetën pas infektimit me COVID-19. Berisha thekson se deri më tani në këtë spital janë infektuar 8 persona nga stafi mjekësor dhe disa individë.

“Per shkak te ketij qendrimi, ne spitalin Shefqet Ndroqi u krijua nje bombe virale, deri tani jane 8 bluza te bardha te infektuara dhe nje numer krejt i panjour individesh te tjere, personele e vizitore te ketij spitali. Konsideroj te domosdoshme vendosjen ne karantine te plote dhe testin per te gjithe punonjesit dhe te semuret e Spitalit Shefqet Ndroqi.”, shprehet Sali Berisha.

Reagimi i plotë:

Sot viktima e dyte e epidemise se koronavirusit! Miq, sot viktima e dyte e epidemise se koronavirusit. Ky ishte i semuri qe u mjekua ne Spitalin Shefqet Ndroqi per 22 dite me radhe per difiçit respirator. Le te shprehim ne ngushellimet me te ndjera familjes te te ndjerit dhe te ju urojme sherim te plote te gjithe te semurve te prekur nga kjo viroze dhe te gjithe te infektuarve. Gjithashtu ju ftoj te pershendesim dhe shprehim mirenjohje ndaj te gjithe mjekeve, infermiereve, sanitareve te vendit per punen vetmohuese qe bejne.

Shtoj ketu se njelloj si viktima e pare e Spitalit te Durresit edhe ky rast fatkeq u injorua plotesisht ne rrafshin epidimiologjik,thuhet se kerkesa e mjekve per testim ra ne vesh te shurdher dhe testimi u be me vonese dhe po me vonese u be dhe transferimi i tij ne reanimacionin e spitali infektiv te specializuar per trajtimin e rasteve te tilla te renda.

Per shkak te ketij qendrimi, ne spitalin Shefqet Ndroqi u krijua nje bombe virale, deri tani jane 8 bluza te bardha te infektuara dhe nje numer krejt i panjour individesh te tjere, personele e vizitore te ketij spitali. Konsideroj te domosdoshme vendosjen ne karantine te plote dhe testin per te gjithe punonjesit dhe te semuret e Spitalit Shefqet Ndroqi. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi sali berisha koronavirusi ne shqiperi sali berisha

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 11:36

TIRANË– Një burrë i moshuar nuk u është bindur efektivëve, pavarësisht thirrjes së tyre për ta ngritur nga stoli ku ishte ulur dhe për ta futur në shtëpi. ...