Aktualitet

Shërohet pacienti i parë në Shqipëri me koronavirus, edhe testi i dytë rezulton negativ

18 Mars 2020, 13:30 Nga DOSJA
Shërohet pacienti i parë në Shqipëri me koronavirus, edhe

TIRANË– Shërohet plotësisht pacienti i parë me koronavirus në Shqipëri. Dosja.al ka mësuar se testi i dytë që i është bërë kontaktit të ngushtë të pacientit ‘zero’ në Shqipëri, ka rezultuar negativ, duke sjellë kështu shërimin e tij të plotë. 

Lajmin për pacientin e parë që po shkonte drejt shërimit, e bëri me dije vetë ministrja Manastirliu, e cila në një reagim në Facebook, tha se pacientit të parë i ishte bërë tamponi dhe ka rezultuar negativ. 

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sherohet pacienti i pare ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 sherohet pacienti i pare ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 12:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje sot të gjithë bizneseve të mëdha, që të ndajnë përgjegjësinë e tyre përballë të gjithë punonjësve që kërko...

Aktualitet 18 Mars 2020, 11:36

TIRANË– Një burrë i moshuar nuk u është bindur efektivëve, pavarësisht thirrjes së tyre për ta ngritur nga stoli ku ishte ulur dhe për ta futur në shtëpi. ...