Aktualitet

PLAN I DYTË masash/ Rama: Ndalohet ecja në çift, oraret e reja të lëvizjes në këmbë. Punonjësit e shtetit, në punë pa

18 Mars 2020, 12:04 Nga DOSJA
PLAN I DYTË masash/ Rama: Ndalohet ecja në çift, oraret e reja

SHQIPËRI- Situata me koronavirusin në vendin tonë nuk është e lehtë. Dita e gjashtë e karantinës i ka gjetur shumë shqiptarë jashtë, ndërkohë që dita nisi me lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë edhe pacienti i dytë i prekur nga COVID-19.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama ka marrë masa më të ashpra për të gjithë qytetarët e pabindur, të cilët kanë vijuar të dalin në rrugë edhe përkundrejt shtrëngimeve të marra deri më tani. Rama ka njoftuar se qytetarët do të lejohen që të lëvizin vetëm gjatë orës 06.00 – 10.00 të paradites dhe 16.00 – 18.00 të pasdites.

Gjithashtu do të ndalohet edhe lëvizja nëpër rrugë me persona të tjerë në krah, dhe të gjithë ata që do të shkelin urdhërin do të ndëshkohen me  10.000 lekë gjobë. Por përveç gjovës, të gjithë ata që kapen në rrugë jashtë orarëve që janë caktuar nga kryeministri do të “dënohen” duke mos marrë asnjë ndihmë shtetërore nga paketa financiare.

Disa minuta më pas, kreu i qeverisë ka reaguar sërish duke sqaruar se të gjithë punonjësit e Administratës Shtetërore, me përjashtim të ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Mbrojtjes, asaj të Financave, prefekturës dhe bashkive që janë në listën e titullarit, nuk do të shkojnë më në punë me makinë. Nëse ndonjë prej punonjësve të lartpërmendur e shkel urdhërin, do t’ju mbahet rroga për tri muaj, dhe në rast se shkelja përsëritet, atëherë do të largohen nga puna.

Megjithatë edhe pse ka marrë masa ndëshkuese, Rama nuk jep sqarime për formën e transportit të të gjithë atyre që do të shkojnë në punë, në një kohë  kur edhe urbanët janë pezulluar.

Ndërsa edhe opozita apelon për të respektuar masat, ku kryetari Lulzim Basha ka bërë një thirrje qytetarëve që të rrinë të sigurt. Nga ana tjetër, presidenti Ilir Meta, vëmendjen sot, ua ka kushtuar gazetarëve që sipas tij po bëjnë një punë heroike.

Probleme ka edhe për shqiptarët jashtë kufirit. Ata që kanë pasur në plan që të riktheheshin në atdhe këto ditë, kanë mbetur “në mes të katër rrugëve” pasi edhe vendet e tjera kanë mbyllur kufinjtë. Ministria e Jashtmebën apel për të evituar fluturimet pasi shumë linja i kanë anuluar ato, dhe ka ndërhyrë për të ‘riatdhesuar’ të gjithë ata që  sot kishin mbetur në Itali dhe në Gjermani.

(k.m/f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 11:36

TIRANË– Një burrë i moshuar nuk u është bindur efektivëve, pavarësisht thirrjes së tyre për ta ngritur nga stoli ku ishte ulur dhe për ta futur në shtëpi. ...