Aktualitet

Drejt shërimit pacienti i parë në Shqipëri me koronavirus, Manastirliu: Urgjenca Kirurgjikale transferohet tek Trauma

18 Mars 2020, 13:48 Nga DOSJA
Drejt shërimit pacienti i parë në Shqipëri me koronavirus,

TIRANË– Urgjenca Kirurgjikale e Tiranës që ndodhet në QSUT do të transferohet nga dita e premte në spitalin e Traumës. Lajmin e bëri me dije vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila në një deklaratë për mediat tha se shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës, klinikat 1, 2, do të transferohen në spitalin e Traumës, duke nisur nga dita e premte. Manastirliu shtoi se ky është vetëm fillimi i luftës dhe se nuk duhet humbur vigjilenca. Ministrja shtoi gjithashtu se pacienti i parë i infektuar me koronavirus në Shqipëri është drejt shërimit, pasi edhe testi i dytë që i është bërë ka rezultuar negativ. Ndërkohë pritet t’i bëhet një test i tretë.

Ne kemi vendosur që për të krijuar kapacitete në QSUT, ndaj shërbimi i Kirurgjisë së Urgjencës, klinikat 1, 2, do të transferohen në spitalin e Traumës, duke nisur nga dita e premte. Spitali i Traumës do të mbështet nga kirurgët. Urgjencat kirurgjikale do të kryejnë në spitalin e Traumës. Jemi vetëm në fillim të luftës dhe nuk duhet të ulim vigjilencën. Në këto orë kemi pasur lajme shpresëdhënëse, si psh. 27 mjekët e testuar në Fier me COVID kanë rezultuar negativ. Brenda javës presim furnizimet e radhës ndërkohë që po bëjmë të mundur ruajtjen e stokut. Po punojmë për shtimin e numrit të respiratorëve në reanimacion. Një tjetër lajm shpresëdhënës ka qenë testi i radhës që ka rezultuar negativ i kontaktit të ngushtë të pacientit zero,”- u shpreh ministrja Manastirliu.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Mars 2020, 12:34

TIRANË- Kryeministri Edi Rama iu ka bërë thirrje sot të gjithë bizneseve të mëdha, që të ndajnë përgjegjësinë e tyre përballë të gjithë punonjësve që kërko...

Aktualitet 18 Mars 2020, 11:36

TIRANË– Një burrë i moshuar nuk u është bindur efektivëve, pavarësisht thirrjes së tyre për ta ngritur nga stoli ku ishte ulur dhe për ta futur në shtëpi. ...