Bota

“Tinëzar dhe mashtrues”, Agim Veliu flet pasi u shkarkua nga Kurti, komenton vendimin

18 Mars 2020, 12:33 Nga DOSJA
“Tinëzar dhe mashtrues”, Agim Veliu flet pasi u shkarkua nga

KOSOVË– Agim Veliu, ministri i Brendshëm që u shkarkua nga kryeministri Albin Kurti pak më parë, e ka quajtur kryeministrin tinëzar dhe mashtrues. Në një deklaratë për Gazetën Express, Agim Veliu, ka deklaruar se nuk e pranon vendimin e Kurtit për Shkarkim. Veliu thotë se Kurti është tinëzar dhe se nuk e ka guximin që të merret me tema të mëdha.

 “Zoti Kurti në këtë situatë kur duhet të marrë vendime të tjera, ai nuk ka guxim të marrë vendime të guximshme për vendin, ai merr vendime të tilla tinëzare, pa njoftime pa asgjë. Kështu po e tregon fytyrën e mashtruesit dhe tinëzarit. Ende nuk jam i njoftuar me vendim e Qeverisë për shkarkimin tim. Unë nuk pajtohem me atë vendim. Nuk është kjo mënyra e zgjedhjes së problemeve. Këtu është një marrëveshje mes partnerëve të koalicionit. Nuk mund të bëhet asnjë shkarkim paraprak pa miratimin e koalicionit”, thotë Veliu.

I pyetur nëse me këtë veprim të kryeministrit Kurti po luhatet koalicioni qeveritar, Veliu u shpreh se LDK’ja do ta diskutojë këtë çështje në forumet e saja.

Pak më herët, Albin Kurti shkarkoi nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pasi sipas tij ky i fiundit përhapi panik me deklaratën e tij se numri i të prekurve me koornavirus në Kosovë po shtohet çdo orë. Kundër këtij vendimi të Kurtit doli edhe Mustafa. Mustafa ka deklaruar për gazetën Ekspress se Kurti nuk është konsultuar me të për këtë vendim dhe se ky vendim është në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim veliu albin kurti isa mustafa shkarkohet agim veliu agim veliu albin kurti isa mustafa shkarkohet agim veliu

Sondazh

Poll