Bota

Koronavirusi në Kosovë/ Aeroporti i Prishtinës lejon ardhjen e disa avionëve, kushti që kërkohet

18 Mars 2020, 12:21 Nga DOSJA
Koronavirusi në Kosovë/ Aeroporti i Prishtinës lejon ardhjen e

KOSOVË– Koronvirusi  ka vënë në lëvizje qeverinë e Kosovës, duke marrë masa drastike në përpjekje të mbrojtjes nga COVID-19.

Ditën e sotme Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës  ka  noftuar edhe vendimin më të ri të qeverisë së Kosovës, ku thuhet se lejohet ardhja e avionëve në këtë aeroport, por vetëm për ata avionë që sjellin shtetas dhe diplomatë kosovarë, jo persona të shtetësive të tjera.

Lajmi është bërë me dije përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook të Aeroportit të Kosovës.

Njoftimi i Plotë:

“Të nderuar udhëtarë!

Ju njoftojmë me vendimin e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me fluturime. Sipas vendimit të kaluar ku të gjitha fluturimet në arritje (me udhëtarë) në ANP “Adem Jashari” që nga data 16 Mars 2020 të ndërpriten, përveç atyre ushtarake dhe mjekësore, tani, kemi vendimin e datës 18 mars 2020 që ndryshon si vijon:

Fluturimet mund të realizohen ne arritje EDHE me udhëtarë por që bartin vetëm qytetarët me nënshtetësi  kosovare apo stafin diplomatik të akredituar në Republikën e Kosovës, të cilët s’kanë pasur mundësi të kthehen në Kosovë përshkak të vendimit paraprak nga Qeveria e Kosovës.

Megjithatë, këto fluturime duhet të marrin leje speciale (të posaqme) nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit të Republikës së Kosovës. Ky vendim do të jetë në fuqi deri më 14 qershor 2020, në rast se nuk ka ndryshime në bazë të relomandimeve të autoriteteve përkatëse.

Vëmendje: Për informata shtesë, ju lusim të kontaktoni vetëm me zyrat e ambasadave të Kosovës në shtetet përkatëse ku ndodheni!”

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aeroporti ndërkombëtar i prishtinës koronavirusi ne kosove aeroporti ndërkombëtar i prishtinës koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll