Bota

Doktoresha shqiptare feston ditëlindjen me pacientët e infektuar me Covid-19: Ndoqa rrugën e xhaxhait, në krye të detyrës

18 Mars 2020, 09:18 Nga DOSJA
Doktoresha shqiptare feston ditëlindjen me pacientët e infektuar me

KOSOVË– Doktoresha Dafina Krasniqi e ka festuar ditëlindjen e saj me pacientët e shtruar në spital me Covid-19 . Në një status në rrjetet sociale, mjekja nga Kosova shkruan se këto ditë është në shërbim të popullit dhe se nuk ka festë më të bukur se ta bësh ditëlindjen në krye të detyrës. Dafina, shkruan ndër të tjera se ka ndjekur rrugën e xhaxhait të saj, Fatmir Krasniqi.

“Ditelindja eshte dite e feste shume e vecante, ne kujtesen e secilit pprej nesh,cdo vit festime ndrysh nga viti i kaluar. Për qudi marsi i 2004 me trazira truri im i mbane mend ma shume momentet e veshtira… dhe po ate ditelindje me 17 mars 2004 interesante Sot feste e mbyllur ne sherbim te popullit ne keto dite te veshtira per vendin se bashku me gjithe mantilbardhet tjerë..kohe qe ta kujton vitin 1999 kur edhe axhi im i ndjerë dr.Fatmir Krasniqi ishte ne sherbim te secilit qytetar qe kishte nevoj per të,E un sot ndjeki hapat e tij Gjate asaj periudhe na paten shoqeru shume lajmet, njejte si keto dite pandemie… Por sot jam me fat dhe shume krenare qe jam ne sherbim te popullit,urimi jem ma i mire eshte keto dite qe gjithe kolegt e mi te jenë shendoshe e mire. Vetem kur na mungon shendeti ia kuptojme rendesine e t’qenit t’shendetshem, prandaj tash e tutje kur e uroni dike uroni te kete shendet se nuk vlenë asgje tjeter me shume? Faleminderit te gjithve per kujdesin e urimet e respektin. Ju paqa gjithmone. Sinqerisht dr.Dafina,”– shkruan ajo ndër të tjera.

Numri i personave të prekur me COVID-19 ka shkuar në 17 në Kosovë. Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni dafina krasniqi koronavirusi ne kosove dafina krasniqi koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 07:54

Itali- Italia është një nga vendet, kur koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 2 mijë personave. Spitalet, kryesisht në veri të vendit janë të tejmbush me paci...

Bota 17 Mars 2020, 21:13

NAPOLI– Italia është e izoluar prej koroanvirusit por qytetarët e Napolit kanë zbuluar një tjetër mënyrë për t’u argëtuar në karantinë.Ata kanë filluar që të lu...