Bota

Futet në karantinë kryetari i komunës së Gjilanit, kishte ndarë të njëjtin ambient me këngëtarin me koronavirus

18 Mars 2020, 10:40 Nga DOSJA
Futet në karantinë kryetari i komunës së Gjilanit, kishte

GJILAN– Koronavirusi nuk ka kursyer as politikanët në Kosovë. Teska numri i personave të infektuar nga COVID-19 ka shkuar në 17, kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar se është vetizoluar pasi ka ndarë të njëjtin ambient me këngëtarin nga Gjakova, Muhamet Sejdiu i cili dje rezultoi se ishte i prekur nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Haziri përmes një njoftimi në Facebook i cili ka thënë se të gjithë personat që kanë qenë në të njëjtin ambient duhet t’i nënshtrohen testeve dhe vetizolimit, për të mbrojtur të gjithë pjesën tjetër të popullsisë.

Postimi i plotë i Hazirit: 

Të dashur qyetarë, Komuna e Gjilanit prej 22 shkurtit ka ndërmarrë veprimet konkrete për parandalimin e #Covid-19.
Ekipet komunale, në koordinim me të gjitha instancat lokale dhe regjionale, çdo ditë janë në luftë me këtë virus.Meqë javën e kaluar kam qenë në ambient të njëjtë, por pa kontakt me Muhamet Sejdiun, i cili rezultoi pozitiv, unë nga mbrëmja jam vetizoluar, duke iu nënshtruar testeve të protokolit shëndetësor.Po ashtu, u kam kërkuar të gjithëve që kanë qenë në ambient të njëjtë, t’i nënshtrohen testeve dhe vetizolimit.Detyrën time e ushtron nënkryetari i Komunës, i mbështetur nga kryesuesi i Komisionit emergjentë të Gjilanit, të cilët kanë ekip të madh pas vete.
Besoj që bashkë ia dalim! Deri atëherë, kujdesu për veten, familjen, miqtë e lagjen, duke qëndruar në shtëpi. Ju përqafoj shumë!

Numri i personave të prekur me COVID-19 ka shkuar në 17. Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove lutfi haziri koronavirusi ne kosove lutfi haziri

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 07:54

Itali- Italia është një nga vendet, kur koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 2 mijë personave. Spitalet, kryesisht në veri të vendit janë të tejmbush me paci...