Bota

‘Shkaktoi panik!’/ Kurti shkarkon ministrin e LDK pas deklaratave për COVID-19, Mustafa paralajmëron daljen nga koalicioni

18 Mars 2020, 11:54 Nga DOSJA
‘Shkaktoi panik!’/ Kurti shkarkon ministrin e LDK pas deklaratave

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shkarkuar sot ministrin e Brendshëm, Agim Veliun. Ky vendim sipas Kurtit ka ardhur pasi Veliu ka përhapur panik, teksa është shprehur se numri i të prekurve me koronavirus në vend po shtohen çdo orë.

Menjëherë pas vendimit të Kurtit, një reagim erdhi nga vetë  Veliu, i cili e ka cilësuar si tinëzar kryeministrin e vendit duke pretenduar se lajmin e ka mësuar nga mediat.

Për t’u hakmarrë për shkarkimin e ministrit të tij, Isa Mustafa ka mbledhur me urgjencë LDK-në, ku edhe u vendos inicimi i një mocion mosbesimi për rrëzimin e Qeverisë Kurti. E vetmja që nuk ka dakord me vendimin ishte kryeparlamentarja Vjosa Osmani. 

 

Lidhur me shkarkimin ka ardhur një reagim edhe nga kryeministri Albin Kurti, i cili në një konferencë për shtyp u shpreh se vendimin ia kishte komunikuar Mustafës me telefon dhe i kishte kërkuar një emër tjetër për postin. 

Një ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, u shpreh se situata në Kosovë pas 19-të të infektuarve me Koronavirus është serioze dhe institucionet duhet të ndërmarrin masa, referuar propozimit të presidentit Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Veliu, tha se Qeveria nuk ka zhvilluar mbledhje për të vendosur nëse do të shpallet gjendje e jashtëzakonshme apo jo.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2503 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni agim veliu albin kurti albin kurti shkarkon agim veliun koronavirusi ne kosove shkarkohet agim veliu agim veliu albin kurti albin kurti shkarkon agim veliun koronavirusi ne kosove shkarkohet agim veliu

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 07:54

Itali- Italia është një nga vendet, kur koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 2 mijë personave. Spitalet, kryesisht në veri të vendit janë të tejmbush me paci...