Bota

Albin Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm/ Isa Mustafa: Anuloje, veprim i njëanshëm, në kundërshtim me marrëveshjen e koa

18 Mars 2020, 12:18 Nga DOSJA
Albin Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm/ Isa Mustafa: Anuloje, veprim i

Kosovë- Kryetari i Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e ka cilësuar të papranueshëm vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Agim Veliu, me arsyetimin se ngjalli panik me deklaratën për  Covid-19.  Mustafa ka deklaruar se Kurti nuk është konsultuar me të për këtë vendim dhe se ky vendim është në kundërshtim me marrëveshjen e koalicionit. Ai i kërkon Kurtit që të anulojë këtë vendim.

Qytetarë të nderuar. Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu. Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së. Si kryetar i LDK-së nuk jam konsultuar nga Kryeministri dhe aq më pak i pranoj arsyet e tij te bëra publike. Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës. Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit”, ka thënë Mustafa.

Pak më herët, Albin Kurti shkarkoi nga detyra ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pasi sipas tij ky i fiundit përhapi panik me deklaratën e tij se numri i të prekurve me koornavirus në Kosovë po shtohet çdo orë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koronavirusi ne kosove sharkohet agim veliu albin kurti isa mustafa koronavirusi ne kosove sharkohet agim veliu

Sondazh

Poll