Bota

Shkenca që qëndron pas ndryshimit të madh në strategjinë e Britanisë së Madhe për koronavirusin

18 Mars 2020, 11:33 Nga DOSJA
Shkenca që qëndron pas ndryshimit të madh në

BRITANI E MADHE- Pasditen e së hënës kryeministri britanik Boris Johnson çuditi botën duke deklaruar se Britania e Madhe nuk do të merrte masa drastike për t’i bërë ballë koronavirusit, dhe se britanikët duhet të përgatiteshin për të parë për herë të fundit disa nga të afërmit e tyre që ishin  drejt vdekjes.

Ndërkohë vetëm pak ditë më vonë Britania e Madhe ndryshoi totalisht strategjinë duke marrë masa drastike për mbrojtjen nga virusi vdekjeprurës kinez.

Të gjithë qytetarët në Mbretërinë e Bashkuar tani këshillohen të shmangin loklaet, restorantet, teatrot dhe baret ndërsa atyre që janë mbi 70 vjeç ose që kanë një sëmundje ekzistente  këshillohet që të kufizohen në mënyrë të konsiderueshme nga të gjitha kontaktet ballë për ballë aty ku është e mundur.

Por  ky ndryshim i befasishëm kaq kolosal , që vuri në  pozitë të vështirë kryeministrin Johnson, vjen nga një raport tejet dramatik për pasojat që sjell virusi. Raport i cili ishte përgatitur profesori Neil Ferguson, i universitetit Imperial College.

Ferguson është një nga ekspertët më të njohur në botë për projektimin e përhapjes të epidemive. Profesori parashikoi që mos marrja e masave të shmangies sociale do të të infektonte rreth 80% të popullsisë, e rrjedhimisht do të shkaktonte 250 mijë viktima ndërsa  nëse virusi  do  të arrijë deri në fundin e qershorit mujd të ketë shifra të një “lufte”, me 13 mijë të vdekurve në ditë.

Ndërkohë masat e fundit që Britania ka marrë tregojnë se numri mund të ulet deri në 20 mijë.

Raporti përcakton se çfarë do të duhet të bëhet për të luftuar shpërthimin e Covid-19, por ajo që mbetet për tu parë është se për sa kohë duhet të mbahen masat dramatike distancuese sociale. Ndërsa Kina dhe Koreja e Jugut kanë treguar se është e mundur të kapërcejmë Covid-19 në një afat të shkurtër, ne ende nuk e dimë se çfarë do të ndodhë kur ato masa të qetësohen. Ajo që ne shohim atje mund të përcaktojë mirë përgjigjen e Britanisë.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

Burimi: wired.co.uk 

A.C/Dosja.al   

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris johnosn koronavirusi ne britani boris johnosn koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 07:54

Itali- Italia është një nga vendet, kur koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 2 mijë personave. Spitalet, kryesisht në veri të vendit janë të tejmbush me paci...