Bota

COVID-19 në Kosovë/ 20 të infektuar, OBSH dhe Banka Botërore ofrojnë 15 milionë euro, Kurti shkarkon Veliun pas deklaratë

18 Mars 2020, 10:19 Nga DOSJA
COVID-19 në Kosovë/ 20 të infektuar, OBSH dhe Banka Botërore

KOSOVË– Kosova pavarësisht se mori masa paraprake e të forta për t’u mbrojtur nga koronavirusi nuk ja doli, pasi “armiku” i padukshëm arriti të përhapej edhe atje ku deri më tani numri i të infektuarëve ka shkuar në 20.  Dy të infektuarit e parë janë një vajzë 20-vjeçare shtetase e italiane dhe një burrë i moshës 77 vjeç, nga Komuna e Vitisë. Ndërkohë të infektuarit sipas autoriteteve vendase ndodhen të shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe gjendja e tyre shëndetësore është stabile. Ndërkohë dy ditë më parë Kosova shpalli edhe gjendjen e emergjencës kur numri i të infektuarëve ishte vetëm  15, për të menaxhuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

Testit për koronavirus i është nënshtruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me stafin e tij. Rezultatet e analizave kanë dalë dhe të gjithë kanë rezultuar negativë.

Ndërsa ditën e djeshme Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka propozuar Kuvendit që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme për shkak të rrethanave të  virusit. Nga ana tjetër mes të infektuarëve në Kosovë nga koronavirusi është këngëtari i njohur Muhamet Sejdiu i cili ka qenë duke kënduar në një festë ditëlindje ku kanë qenë të pranishëm rreth 60  persona. Pas festës dhe kthimit nga Gjermania Sejdiu ka rezultuar me koronavirus. Ndërkohë edhe kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri është futur në karantinë pasi ai kishte qenë në të njëjtën festë ku kishte kënduar  Muhamet Sejdiu, i cili rezultoi me koronavirus.

Mes kësaj situate të vështirë doktoresha Dafina Krasniqi, ndryshe nga vitet e  tjera këtë herë e ka festuar ditëlindjen e saj me pacientët e infektuar në spital, dhe  këtë moment e ka ndarë edhe me miqtë e saj në rrjetet sociale.

Për të përballuar këtë situatë Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofruar Kosovës rreth 15 milionë euro për të “luftën” kundër COVID-19. Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka shkarkuar sot ministrin e punëve të brendshme, Agim Veliun. Ky vendim sipas Kurtit ka ardhur pasi Veliu ka përhapur panik, teksa ësht shprehur se numri i të prekurve me koornavirus në vend po shtohen çdo ditë.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove kosove koronavirusi ne kosove kosove

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 07:54

Itali- Italia është një nga vendet, kur koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 2 mijë personave. Spitalet, kryesisht në veri të vendit janë të tejmbush me paci...