Bota

Kryeministri Doug Ford shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Ontario, 304 milion dollarë kundër COVID-19 në Kanada

18 Mars 2020, 11:04 Nga DOSJA
Kryeministri Doug Ford shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Ontario,

KANADA– Kryeministri Doug Ford ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Ontario, duke urdhëruar menjëherë mbylljet e vende ku grumbullohen mbi 50 njerëz , duke përfshirë këtu bare dhe restorante, me përjashtim të ngritjes por duke lënë qendra të tjera hapur si dyqane ushqimore, biznese, fabrika dhe vende ndërtimi për të  luftuar COVID-19.

“Kjo nuk është një mbyllje provinciale.”- theksoi Ford ndërsa paralajmëroi se kjo po ndryshon orë pas ore, ditë për ditë” dhe duke ofruar 304 milion dollarë për të forcuar sistemin e kujdesit shëndetësor.

Masa e paralajmëruar mëngjesin e së martës është e vlefshme deri fund të marsit për të mbyllur qendrat e mbyllurae të papërshtatshme  për qëndrimin e njerëzve, si bibliotekat publike, shkollat ​​private, paradat, qendrat e liçencuara të kujdesit ditor, kinematë, teatrot, koncertet  e shumë vende të tjera ku mund të mblidhen deri në 50 njerëz.

Aktualisht në Ontario numërohen 190 raste individësh të testuar me Koronavirus, pa llogaritur ata që ndodhen në karantinë në bazën ushtarake të Trenton. Në rang kombëtar Kanadaja llogarit rreth 600 të tillë. Gjithashtu, Zyra e Prokurorit të Provincës po heton për të konfirmuar nëse vdekja e një 70 vjeçari në Spitalin Mbretëror Viktoria në Barrie ka të  bëjë me COVID-19.

Doug Ford është shprehur ditën e djeshme se marrja e këtij vendimi nuk ka qenë i lehtë, është marrë në konsultim Shefin e Higjenës së Ontarios, Dr. David Ëilliams dhe mbi të gjitha ka për qëllim të shmangë mbingarkesën e sistemit shëndetësor. Gjithashtu  qeveria e Ontarios ka vendosur të investojë 304 milionë dollarë, nga të cilat 100 milionë për rritjen e numrit të shtretërve në spitale, 50 milionë për të ofruar më shumë teste depistimi në 25 qendrat përkatëse, 50 milionë për blerjen e materialeve mbrojtëse si dorezat dhe maska për personelin shëndetësor, 50 milionë për të siguruar depistim 24/24 në qendrat ku jetojnë të moshuarit, 4 milionë për komunitetet autoktone për të cilat parashikohet dhe dërgimi i mjekëve në rezervat ku jetojnë si dhe 100 milionë të tjera si mbështetje për situatën në vazhdimësi.

 

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2503 persona.Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

Burimi: Thestar.com 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota doug ford kanada doug ford kanada

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 07:54

Itali- Italia është një nga vendet, kur koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 2 mijë personave. Spitalet, kryesisht në veri të vendit janë të tejmbush me paci...