Bota

Presidentja e KE-së jep lajmin e mrekullueshëm, Leyen: Vaksinën e Covid-19 mund ta kemi këtë vjeshtë

18 Mars 2020, 08:34 Nga DOSJA
Presidentja e KE-së jep lajmin e mrekullueshëm, Leyen: Vaksinën e

TIRANË– Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka deklaruar se vaksina kundër Covid-19 mund të jetë gati këtë vjeshtë. Në një video-mesazh, Leyen dha një afat shum më të afërt se sa kanë parashikuar autoritetet e shëndetit publik, të cilët janë shprehur se mund të duhet një vit ose 18 muaj që vaksina të jetë e disponueshme për publikun e gjerë.

“Sipas bisedimeve me “curevac”, një kompani gjermane që po punon për zbulimin e vaksinës së COVID-19, të cilës BE-ja i ka ofruar kompanisë 80 milion euro mbështetje financiare. Shpresoj se me këtë mbështetje, ne mund të kemi një vaksinë në treg, ndoshta para vjeshtës,”– mësohet të jetë shprehur ajo, shkruan Novinite.com.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2503 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote ursula von der leyen vaksina e covid-19 koronavirusi ne bote ursula von der leyen vaksina e covid-19

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 07:54

Itali- Italia është një nga vendet, kur koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 2 mijë personave. Spitalet, kryesisht në veri të vendit janë të tejmbush me paci...

Bota 17 Mars 2020, 21:13

NAPOLI– Italia është e izoluar prej koroanvirusit por qytetarët e Napolit kanë zbuluar një tjetër mënyrë për t’u argëtuar në karantinë.Ata kanë filluar që të lu...