Bota

17 të infektuar me COVID-19/ OBSH dhe Banka Botërore i ofrojnë Kosovës 15 milionë euro për luftimin e virusit

18 Mars 2020, 08:31 Nga DOSJA
17 të infektuar me COVID-19/ OBSH dhe Banka Botërore i ofrojnë

Kosovë- Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe Banka Botërore i kanë ofruar Kosovës rreth 15 milionë euro për të luftuar COVID-19, pasi në këtë shtet deri më tani ka 17 persona të infektuar. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Javën që vjen do të vijë një kontingjent i mjeteve mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion nga OBSH-ja. Gjithashtu sot jemi njoftuar nga OBSH-ja se janë ndarë 7 milionë euro që do të ndihmojnë furnizimet në institucionet shëndetësore të çdo niveli. Banka Botërore ka ofruar mbështetje në aktivitetin ndaj masave kundër Covid 19 me vlerë prej 7.9 milionë euro”, ka thënë Vitia.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 7,989 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 82,779 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,237 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty  kanë humbur jetën 2503 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 55 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 17 persona të infektuar.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni arben vitia koronavirusi ne kosove arben vitia koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 18 Mars 2020, 07:54

Itali- Italia është një nga vendet, kur koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e mbi 2 mijë personave. Spitalet, kryesisht në veri të vendit janë të tejmbush me paci...

Bota 17 Mars 2020, 21:13

NAPOLI– Italia është e izoluar prej koroanvirusit por qytetarët e Napolit kanë zbuluar një tjetër mënyrë për t’u argëtuar në karantinë.Ata kanë filluar që të lu...