Politike

COVID-19/ Me maska dhe doreza, Meta publikon foton e reporterëve nga terreni: Në këto momente të vështira, po bëjnë një

18 Mars 2020, 11:15 Nga DOSJA
COVID-19/ Me maska dhe doreza, Meta publikon foton e reporterëve nga

Tiranë– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka falënderuar të gjithë gjithë gazetarët, reporterët e terrenit, operatorët. të cilët në këto ditë të vështira janë në krye të detyrës. Presidenti teks aka publikuar një foto të gazetarëve dhe operatorëve nga terreni ka deklaruar se po bëjnë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik

“Falenderoj me mirënjohje të gjithë gazetarët, në veçanti reporterët e terrenit, operatorët, dhe stafet teknike, që në këto momente të vështira po bëjnë një punë të shkëlqyer heroike dhe atdhetare në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë!  Mbështetje dhe solidaritet të plotë edhe me familjet e tyre! SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI!”, shprehet Meta.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta koronavirusi ne shqiperi ilir meta koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll