Politike

Koronavirusi ‘izolon’ në Gjermani aleatin e Bashës, Duka: Kam 4 ditë këtu, çudi, kompania është edhe e lirë, na mbyl

18 Mars 2020, 10:56 Nga DOSJA
Koronavirusi ‘izolon’ në Gjermani aleatin e Bashës, Duka:

GJERMANI- Anulimi i fluturimeve drejt Shqipërisë nga vendet evropiane për shkak të parandalimit të COVID-19, ka lënë në Gjermani, Agron Dukën. Aleati i PD dhe Lulzim Bashës, thotë se ka 4 ditë që ndodhet në Gjermani në pritje për t’u kthyer në Shqipëri, por pa rezultat. Në një lidhje telefonike me “News 24” ai u shpreh se:

Kam nja katër ditë këtu. Nuk është problemi se janë anuluar fluturimet. Avioni nisej në 7:25, u bë chek-ini. Po kompania ka anuluar fluturimin. Jam folur dhe me ambasadorin Kuko, i cili u angazhua dhe me rezulton se nuk ka mbyllje të fluturimeve. Por kjo kompania, që është lwë cost, edhe pse ishte i mbushur ky avion, ka anuluar fluturimin dhe ka mbyllur dhe telefonat. 270 pasagjerë ndodhen këtu. Ishte linjë direkte për Tiranë. Ishte i planifikuar. Ky ishte një nga aeroportet që udhëtonte. Kjo është çudi. Kjo kompani ka mbyllur telefonin dhe nuk mund të kontaktojë njeri. Ky ngërç e ka krijuar kompania.

 

Sakaq, një foto e JOQ tregon kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste duke pritur në aeroport për t’u nisur me fokusin tek telefoni.

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 59 të prekur, mes tyre dy viktima. Viktima e parë me COVID-19 u shënua në spitalin e Durrësit, ku humbi jetën një 73-vjeçare. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.  Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike agron duka koronavirusi ne gjermani agron duka koronavirusi ne gjermani

Sondazh

Poll