Politike

Negociatat me BE-në, Rama nuk e ka mendjen atje: I kemi plotësuar kushtet, nëse s’na e japin nuk do të gdhihem i mërzitur

17 Mars 2020, 17:36 Nga DOSJA
Negociatat me BE-në, Rama nuk e ka mendjen atje: I kemi plotësuar

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Report Tv” u shpreh se nuk ishte i fokusuar tek vendimi i BE-së për integrimin e Shqipërisë por tek situata e koronavirusit. 

I pyetur nga gazetari Denis Minga, Rama u shpreh se nëse as kësaj here negociatat nuk do të çelen, ai nuk do ta përjetojë keq pasi sipas tij Shqipëria i ka plotësuar të gjithë kushtet dhe se gjithçka është në dorë të politikave të brendshme.  

Nuk jam i fokusuar a do jetë kështu apo ashtu. Kemi qënë gati tek kohësh, jemi përgatitur kohë më parë por nuk na është dhënë ajo që meritojmë jo për fajin tonë por për shkak të politikave të brendshme. Nëse do të na jepet do të jetë fundi pozitiv i një historie me episode negative. Nëse nuk na e japin, nuk do të gdhihem të nesërmen aspak i mërzitur,”-tha Rama.  

Bilanci i COVID-19 në Shqipëri ka shkuar në 55 të prekur, mes tyre një viktimë. 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje dhe Fier. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik, është ndaluar lëvizja me makinë apo me këmbë, si dhe shumë vende punë janë mbyllur. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be 2020 edi rama koronavirusi ne shqiperi celja e negociatave me be 2020 edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll